Simone Biles e ka siguruar medaljen e shtatë të artë në karrierën e saj historike në Lojërat Olimpike me një fitore që arriti sot (e shtunë).
Kjo do të thotë se Biles, e cila tashmë është bërë gjimnastja më e dekoruar në histori, është gruaja e dytë më dy kurora të kërcimit pas Vera Casaslavska të Çekosllovakisë (1984 dhe 1968).
YOUR OLYMPIC VAULT CHAMPION 🥇@Simone_Biles is golden again!#ParisOlympics pic.twitter.com/3RQlFph9wA— Team USA (@TeamUSA) August 3, 2024
Amerikanja tani numëron tri medalje të arta të fituara në Paris, pasi paraprakisht kishte siguruar fitoren në finalen e ekipit dhe atë individuale.
Bashkëlojtarja e saj Jade Carey siguroi medaljen e bronztë, ndërsa Rebecca Andrade e Brazilit e fitoi të argjendtën.
Biles tani ka 10 medalje olimpike në karrierë, duke u pozicionuar në vendin e tretë si gjimnastja femër me më së shumti medalje.
Ajo gjithashtu e rriti numrin e saj të medaljeve në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare (40), më së shumti nga çdo gjimnaste tjetër.
Simone Biles 🤩
Rio 2016: 🥇🥇🥇🥇🥉
Tokyo 2020: 🥈🥉
Paris 2024: 🥇🥇🥇#Olympics #BBCOlympics #Paris2024 pic.twitter.com/lEsvVawOBM— BBC Sport (@BBCSport) August 3, 2024
Turma brenda ‘Bercy Arena’ shpërtheu në duartrokitje pas prezantimit të Biles. E veshur me një triko të kuqe dhe tegela, ajo dha një tjetër performancë spektakolare e cila ia mundësoi fitoren.
Për lëvizjet që demonstroi, juria ia dhuroi dhjetë pikë, por kjo nuk kishte shumë rëndësi. Pikët e saj (15.700) tashmë ia kishin siguruar fitoren dhe thjesht duhet ta shmangte fatkeqësinë për të marr medaljen.
Biles sidoqoftë do të ketë edhe dy mundësi të tjera për të rritur numrin e medaljeve në Paris, pasi ajo do të garojë sërish të hënën./Katror.info