Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 17 korrik, me fillim nga ora 20:30, do të mbahet hapja zyrtare e Skate Park Prishtina, në lagjen Kalabri, pranë Shkollës “7 Marsi”.
Ky është parku i parë i këtij lloji në kryeqytet dhe ofron një hapësirë moderne dhe të sigurt për të rinjtë, sportdashësit dhe komunitetin urban, raporton Katror.info.
Ngjarja do të shoqërohet me performancë me DJ live dhe shfaqje nga skaterë dhe çiklistë.
“Ftojmë të gjithë qytetarët, të rinjtë, sportdashësit dhe artdashësit që të bashkohen me ne për hapjen zyrtare të Skate Parkut të parë në Prishtinë, në zemër të Kalabrisë! Ejani ta festojmë së bashku hapjen e një hapësire të re për rini, liri dhe lëvizje!”, thuhet në njoftim. /Katror.info