Volvo, si të gjitha kompanitë e tjera të automjeteve, e sheh të ardhmen e tregut në elektrifikimin dhe deri më tani ka prezantuar dy modele plotësisht elektrike – XC40 dhe C40. Në fund të këtij viti, ata do të prezantojnë modelin e tretë të automjetit elektrik EX90, në të cilin do t’i kushtojnë rëndësi të madhe sigurisë.
Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga Volvo, ky automjet do të ketë një nga sistemet me sensorë më të avancuar në treg. Kështu, Volvo EX90 do të ketë tetë kamera, deri në 16 sensorë tejzanor, pesë radarë dhe një LiDAR të montuar në çatinë e automjetit. Kamerat dhe sensorët e jashtëm duhet t’i ndihmojnë drejtuesit të navigojnë më mirë në trafik, t’i shmangin automjetet tjera, këmbësorët dhe situata të tjera të paparashikuara, ndërsa kamerat dhe sensorët e brendshëm janë instaluar për ta monitoruar shoferin dhe sjelljen e tij.
Nëse sensori dhe sistemi i kamerës vëren se shoferi nuk është i fokusuar në trafik ose se është i dehur (d.m.th., ai sillet kështu), automjeti do t’i dërgojë një paralajmërim. Nëse shoferi nuk i përgjigjet këtij paralajmërimi, kjo do të jetë shenjë se diçka mund të mos jetë në rregull, pra se ai nuk është i fokusuar në drejtimin e automjetit ose se është nën ndikimin e alkoolit. Në këtë rast, makina do të ngadalësojë shpejtësinë dhe do të ndalojë në anë të rrugës me të katër dritat e ndezura./Kallxo
Përgatiti:
