Sonte në Kamenicë do të shfaqet filmi dokumentar “Kampi i Ferrit”.
“Ky film dokumentar paraqet jetën dhe veprën e veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Filmi i cili mban autorësinë e Valon Bajramit do të shfaqet duke filluar nga ora 20:00 në sheshin “Metush Krasniqi”.
Dokumentari në fjalë vjen në Kamenicë në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Lulëkuqet e Prillit”.
Radio Televizioni i Kosovës është prodhuesi i dokumentarit dhe sponsori medial i kësaj ngjarje. /Katror.info