katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    BE ndryshon ligjin për makinat e reja
    1 hour ago
    KQZ: Po vazhdon verifikimi i rezultateve në Mitrovicën e Jugut dhe rinumërimi në QNR
    1 hour ago
    Ismaili merr pjesë në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë
    1 hour ago
    Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të votojnë sot për rihapjen e Qeverisë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    52 minutes ago
    Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
    2 hours ago
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
    2 hours ago
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro pritet të luajë në një film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë
    4 hours ago
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    23 hours ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    2 days ago
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    7 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    6 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
    29 minutes ago
    Evia, thesari i fshehur i Greqisë
    2 hours ago
    Pse këto qytete evropiane janë renditur si më të mirat në botë?
    4 hours ago
    Liqeni që në verë kthehet në një mozaik me pika
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sopranoja Marigona Qerkezi në skenën mbretërore belge për gjeniun Puccini
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Sopranoja Marigona Qerkezi në skenën mbretërore belge për gjeniun Puccini

Last updated: 30/11/2024 10:08 AM
87 Shikime
Shpërndaje
Foto: Marigona Qerkezi /Facebook

Ka qenë 29 nëntori i vitit 1924 kur bota e muzikës do ta humbte gjeniun e muzikës, Giacomo Puccini. Vdiq në Bruksel. Fiks 100 vjet pas, nja 100 kilometra larg nga kryeqyteti, në Liège, vepra “Pucciniana” e italianit Andrea Battistoni, kompozuar në frymën e ikonës së muzikës klasike, është dhënë premierë botërore. E për t’i dhënë zë, në skenën e Operës Mbretërore të Wallonias të premten mbrëma është ngjitur sopranoja nga Kosova, Marigona Qerkezi. Vepra kërkonte zëra e muzikantë të zotë, e përzgjedhja e saj qe e pashmangshme tok me tenorin meksikano-amerikan Galeano Salas. “Janë dy artistë të mrekullueshëm dhe janë ndër talentët e rinj më të mirë në këndimin operistik në nivel ndërkombëtar”, ka thënë dirigjenti italian Giampaolo Bisanti, shkruan KOHA.

Veprat e Puccinit janë prej atyre me të cilat sopranoja e shquar Marigona Qerkezi ka shkelur skena prestigjioze të botës operistike. Midis repertorit të larmishëm që përfshin veç produksione madhore me kryevepra të tilla, njëra prej tyre është vepër e re – premierë botërore. I kushtohet mjeshtrit të madh italian, Giacomo Puccini.

“Pucciniana” e italianit Andrea Battistoni në njëqindvjetorin e vdekjes së kompozitorit të madh, ka marrë ngjyrat e zërit të Qerkezit në Operën Mbretërore të Wallonias në Liège të Belgjikës. Premierën e pati të premten mbrëma kur u shënua shekulli i vdekjes së tij po në shtetin ku e dha frymën e fundit.

Mundesh me e lexu edhe...

Gjashtë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve

Është kantatë për soprano, tenor, kor dhe orkestër. Bashkë me sopranon si soliste, ka interpretuar tenori meksikano-amerikan Galeano Salas nën përcjelljen e Orkestrës dhe Korit të Operës Mbretërore, drejtuar nga dirigjenti italian, Giampaolo Bisanti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qerkezi, sopranoja me nam në skenën operistike e ka vlerësuar nder për ta interpretuar veprën.

“Është privilegj shumë i madh që të jem interpretuesja e parë e kësaj vepre ‘Pucciniana’ në Operën Mbretërore të Liège në Belgjikë. Vepra është kompozuar për nder të 100-vjetorit të vdekjes së Puccinit”, ka thënë sopranoja Qerkezi. Nuk është hera e parë që ngjitet në skenën e Operës Mbretërore, njëra prej tri shtëpive më të mëdha operistike në Belgjikë. Është një objekt impozant i stilit neoklasik me histori të bujshme. U inaugurua më 1820.

“Jam e nderuar që për herë të dytë kthehem në këtë teatër e kësaj here me një nder shumë të madh siç është debutimi i një vepre që jepet premierë botërore. Për nder të kompozitorit Giacomo Puccini, që është vit i festimeve të këtij kompozitori, është kompozuar kjo vepër nga kompozitori Andrea Battistoni”, ka thënë ajo për KOHËN.

Debutimin në këtë skenë, Qerkezi e kishte pikërisht nën udhëheqjen e italianit Giampaolo Bisanti kur bashkë me korin e orkestrën e Operës Mbretërore, ishte një nga katër solistët në “Opéra Royal de Wallonie” për ta interpretuar ikoniken “Messa da Requiem” të Mozartit në nëntor të vitit të kaluar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pucciniana” është e ndarë në pesë pjesë. Vlerësohet se secila prej tyre ka referenca letrare, kulturore e muzikore për jetën dhe veprat e gjeniut të madh italian.

Autori i kësaj vepre ka thënë se Puccini ishte burim i pashtershëm për punën e tij dhe se me të shpreh mirënjohje e homazh të sinqertë.

“Kompozova ‘Puccinianan’ për të shënuar njëqindvjetorin e vdekjes së kompozitorit të madh, Giacomo Puccini, në vitin 2024. Veprat e tij kanë qenë gjithmonë një burim i pashtershëm frymëzimi për punën time si kompozitor. Me këtë pjesë, doja të angazhohesha me muzikën dhe trashëgiminë e tij artistike dhe të shpreh admirimin e mirënjohjen time me këtë homazh të sinqertë”, citohet kompozitori Andrea Battistoni nga institucioni belg i operës, i cili e ka porositur veprën për të qenë në formën e një dialogu muzikor.

Mjeshtri Giampaolo Bisanti, që ka dirigjuar formacionin në interpretimin e veprës, e ka konsideruar atë si “të artikuluar, komplekse, magjepsëse dhe shumë origjinale”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë të publikuar nga Opera Mbretërore, ai ka thënë se sopranoja Marigona Qerkezi e tenori Galeano Salas janë muzikantë të shkëlqyer dhe të duhurit pasi, sipas tij, vepra kërkon muzikantë shumë të përgatitur.

“Unë veçse kam punuar me të dy disa herë. Janë dy artistë të mrekullueshëm dhe janë ndër talentët e rinj më të mirë në këndimin operistik në nivel ndërkombëtar. Për këtë rast të veçantë, doja dy këngëtarë që ishin gjithashtu dy muzikantë të shkëlqyer. Për të realizuar një vepër të re duhen muzikantë shumë të përgatitur dhe të vetëdijshëm për strukturat muzikore dhe harmoninë e një pjese. Të dy janë të jashtëzakonshëm nga ana vokale dhe muzikore dhe do të bëjnë një punë të mrekullueshme”, kishte vlerësuar ai kur ishte paralajmëruar premiera.

Në pjesën e dytë të koncertit, Qerkezi ka interpretuar edhe arie nga kryeveprat e repertorit operistik të Puccinit.

“Është kantatë e shoqëruar me kor, orkestër, vepër shumë madhështore”, ka thënë Qerkezi për “Puccinianan” përderisa në pjesën e dytë të mbrëmjes ka interpretuar perla nga operat “Madame Butterfly”, “Toska” e të tjera

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në programin e koncertit kanë qenë ariet “La Tregenda” e një pjesë korale nga opera “Le Villi”, “Un bel dì vedremo” e “Viene la sera… Bimba dagli occhi pieni di malia” nga “Madame Butterfly”. Qerkezi ka interpretuar gjithashtu “Tu che di gel sei cinta” nga opera “Turandot” “Intermezzo” nga “Manon Lescaut” e të tjera.

Me këtë të fundit, Qerkezi do të debutojë me rolin kryesor në shkurt të vitit të ardhshëm në Itali, sikurse edhe me rolin e Toscas në operën me të njëjtin titull të Puccinit në shtatorin e ardhshëm në Danimarkë. E një pjesë të repertorit e zoton mjeshtërisht. Me “La Bohème”, ajo ka bërë turne duke e shfaqur mjeshtërinë e saj në shumë vende. Disa prej fragmenteve rikrijohen në “Pucciniana”.

“Dialogu diskuton me poetin Rodolfo, me citime nga ‘La Bohème’, disa pjesë të rralla për piano, të orkestruara nga Maestro Battistoni, një lëvizje e stilit japonez që ngjall vuajtjet e ‘Madame Butterfly’, fragmente nga një operë e papërfunduar, kushtuar Marie-Antoinette dhe, më në fund, kulmon duke ndërthurur shumë kujtime të disa prej melodive më sublime”, ka shpjeguar “Opéra Royal de Wallonie”.

Edhe një shekull prej vdekjes së Puccinit, skena muzikore festohet me gjenialitetin e tij. Operat në mbarë botën vënë në skenë emocionet, gëzimet e hidhërimet në formën e muzikës klasike. E vepra që e përkujton atë ilustrohet me ngjyrat e mahnitshme të zërit të Qerkezit e mjeshtërisë së vokalit të saj./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ: Kompania sllovene merr përgjegjësinë për gabimin teknik në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    E marta nis vranët, priten riga shiu
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Prokuroria urdhëron ndërprerjen e përkohshme të numërimit në Mitrovicë
TAGGED:Marigona Qerkezi SopranopeoplePuccinitop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vlera e kontrollit të sheqerit në gjak për shëndetin e përgjithshëm
Artikulli i ardhshëm Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin në Suharekë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës

1 Shikim
Life Style

Udhëzues i thjeshtë për t’u kujdesur dhe për të ringjallur bimët e shtëpisë

1 Shikim
Lajme

BE ndryshon ligjin për makinat e reja

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?