8 shkurti i vitit 1936 shënon në kalendarin historik të Fierit, por edhe në teatrin fierak, shfaqjen në skenë për herë të parë të pjesës teatrale ‘’Fe dhe Kombësi’’, të autorit Kristo Floqi e që ishte edhe shfaqja e pare teatrale e këtij qyteti.
Trupa përbëhej nga një grup të rinjsh të apasionuar pas teatrit si: Avdulla Rama, Mina Veshi, Llaqi Kola, Hysen Xheka, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Jorgji Andrea, Sotir Argjendari, Stavri Poro, Andon Poro, Zoi Gjerazi, Nasi Bogo, Paskal Pogaçe.
Regjisor i shfaqes ishte Llaqi Kola, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, i cili ishte marrë me teatër qysh gjatë viteve të shkollës.
“Me këtë dramë do të zhvillohej edhe turneu i parë artistik në qytetet e Lushnjes dhe Beratit. Në vitet 1937-1938, nga kjo trupë, u vunë në skenë edhe dy vepra të tjera teatrore si; komedia “Doktor pa dorashka” dhe “Lulja e kujtimit”, kështu thuhet në njoftimin e bërë nga Bashkia Fier në rrjetin social Facebook./Katror.info