katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shefja e KE-së: Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta dhe t’i ulë tensionet
    26 minutes ago
    Osmani: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian
    4 hours ago
    Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik
    5 hours ago
    Takim i Donatorëve për Agjendën e Gjelbër në Ballkan
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lansohet sistemi digjital i inspektimeve të punës në Kosovë
    7 hours ago
    Kosova avancon në renditjen globale të pasaportave 2025
    8 hours ago
    Atifete Jahjaga viziton komandën kryesore të NATO-s në Napoli
    8 hours ago
    Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    9 hours ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    10 hours ago
    Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
    1 day ago
    Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    1 day ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    1 day ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    2 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sot hapet ekspozita “Reporting House”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Sot hapet ekspozita “Reporting House”

Last updated: 10/06/2024 3:21 PM
79 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Ekspozita “Reporting House” do të lansohet sot më 10.06.2024 në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë në ora 18:00.

Në konferencën për shtyp të kontribuuesve, realizatorëve e artistëve të kësaj ekspozite u tha se “Reporting House” është dëshmi e punës së madhe që kanë bërë gazetarët vendorë e ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë, shkruan Kallxo.com.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Mundesh me e lexu edhe…

Jeta Xharra, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Kosova dhe producente e ekspozitës tha se kanë punuar për një vit për t’i mbledhur materialet që janë pjesë të ekspozitës e cila do të jetë e hapur për tre muaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Xharra tha se pjesë e ekspozitës do të jenë reportazhe e dokumentarë nga arkivat e mediave nga Anglia, Japonia, Spanja, Gjermania.

Reportazhet e medias britanike BBC-së, do të transmetohen në pesë ekrane të një hapësire të veçantë të ekspozitës, siç tha kuratori i ekspozitës, njëherësh drejtor i Galerisë “Paper” në Prishtinë, Gazmend Ejupi.

Drejtoresha Xharra përmendi se në ekspozitë do të shfaqet edhe një dokumentar nga gazetarja serbe Maria Ristiq, i cili ka të bëjë me zhdukjen e trupave të viktimave nga Kosova gjatë luftës në Kosovë.

David Loyn, korrespondent i BBC TV gjatë luftës në Kosovë, në këtë konferencë rrëfeu rëndësinë e raportimeve të korrespodentëve të huaj dhe të atij personalisht nga lufta në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai tha se raportimet e tilla kanë bërë që shtetet e mëdha të ‘lëvizin’ gjërat.

“E kemi ditur se raportimi ynë nga Kosova do të ndryshoj rrjedhën e zhvillimeve. Unë dhe Vaughan Smith udhëtonim me politikanë britanez që kishin qenë përfaqësues në Bosnje ai ka qenë me veturën e blinduar që e shihni jashtë, kjo e bëri bujën më të madhe me pamjet tona, madje kur e takoi Millosheviqin në Beograd, i tha i kam parë materialet”- u shpreh ai.

Kurse, Vaughan Smith, producent dhe kameraman i reportazheve të BBC-së dhe të televizioneve të tjera gjatë luftës në Kosovë u shpreh se ofrimi i një ekspozite të tillë është diçka mahnitëse.

“Të arrish t`i qasesh UÇK-së, sepse ka qenë e pa ekspozuar dhe për një të huaj të depërtosh deri atje ka qenë sfidë, por unë kam bërë edhe miq atje. Keni fat që Jeta i sfidon politikanët e vendimmarrësit. Të ofrosh diçka të tillë është mahnitëse”- u shpreh Smith.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Emir Suljagiq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë, njëherësh i mbijetuari i gjenocidit, në hapjen e ekspozitës “Reporting House” u shpreh “se nuk është vonë për këtë ekspozitë, por edhe nuk keni shumë kohë”, duke marrë si shembull rastin e Bosnje Hercegovinës.

“Ne i kemi intervistuar mbi 1 mijë persona. Nga gjithë ata që kemi intervistuar, 10 prej tyre kanë ndërruar jetë menjëherë pas intervistave dhe para dy jave një person që kishte dhënë dëshminë, e një pjesë e spikatur ishte kur tha se fëmijët e tij ishin duke ndenjur me fëmijët e vëllait të tij që kishte vdekur, ai kishte turp t`i përqafonte, i vinte keq. Ky ndërroi jetë”- tha ai.

“Dhe një zonjë ndërroi jetë. Mbajeni mend nuk jeni vonë, por nuk keni kohë. Filloni tash, ne kemi humbur 25 vite. Për ne një kohë të gjatë kanë qenë prioritet të zhdukurit, mbetjet e historisë. Historia jonë filloi nga varrezat. Ne e kishim të vështirë t`i gjenim varrezat. Duhet të veproni shpejt”- shtoi tutje ai.

Fletorja e fëmijëve të familjes Jashari që Donika Shahini– Lami e ka ruajtur dhe e ka sjellë në ekspozitë është gjëja më e shtrenjtë për të, pas fëmijëve të saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo fletore është gjëja më e shtrenjtë pas dy vajzave të mia. E kam dhuruar më kënaqësi për ekspozitën. Fletorja paraqet një histori. Ata fëmijë kanë pas ëndrra kanë qenë si të gjithë të tjerët”- tha Shahini- Lami, e cila ka punuar si gazetare dhe përkthyese gjatë luftës për Televizionin Publik Japonez NHK dhe revistën KOMBI.

Pjesë e kësaj konference ishin: Jeta Xharra, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Kosova dhe producente e ekspozitës, Gazmend Ejupi, kurator i ekspozitës, David Loyn, korrespondent i BBC TV gjatë luftës në Kosovë, Vaughan Smith, producent dhe kameraman i reportazheve të BBC-së, Emir Suljagiq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë, Lana Çmajqanin, artiste nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Donika Shahini Lami, gazetare dhe përkthyese gjatë luftës për Televizionin Publik Japoney NHK dhe revistën KOMBI.

Ekspozita e REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008. Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie.

Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës, ndërsa ekspozita është e hapur për bashkëpunim për zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV, NHK (TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV Spanjoll) dhe Frontline Television News. Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to. Ekspozita do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit 2024./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ministri taliban përballet me sfidë të rrallë në Indi: Gazetaret gra e vënë në siklet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fitore mbresëlënëse e Kosovës në Suedi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 Nëntor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Sot fillon kapitull i ri në Lindjen e Mesme falë lidershipit të guximshëm të Trumpit
TAGGED:BIRNekspozitaKallxolajme të miraRaportimet e BBCReporting Housetop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ngritja e temperaturave: AUV kërkon nga qytetarët të kenë kujdes me këto produkte ushqimore
Artikulli i ardhshëm Kuqezinjtë nisin përgatitjet finale për ndeshjen me Italinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Katër mënyra për të forcuar imunitetin për dimër

8 Shikime
Life Style

Spotify ka publikuar një veçori të re për “Premium Family”

5 Shikime
Life Style

Google do të investojë 15 miliardë dollarë në qendrën më të madhe të AI jashtë SHBA-së

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?