Tjetër ndeshje sfiduese, me shpresë për fitore dhe hap vendimtar drejt gjysmëfinales së Evropianit U18 do të zhvillohet sonte.
Kosova do të përballet me Bullgarinë këtë të martë nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Pas suksesit shumë të madh të Kampionatit Evropian U20, në vendin tonë po organizohet edhe Kampionati Evropian (B) për hendbollistët deri në 18 vjet./Katror.info