Sot është mbrëmja e fundit e rrugëtimit të “Opera në Rrota”. Mbrëmjet operistike u nisen në Istog, vazhduan në Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, dhe sot do të përmbyllen në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në ora 20:00.
Projekti i Fondacionit Rame Lahaj “Opera në Rrota” është i realizuar në partneritet me Operan e Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Shqipëri, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit Tiranë.
Kjo është një iniciativë e nisur për të ofruar mbrëmje të operës në shumë qytete të Kosovës. /Katror.info