Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023, organizon Panairin e Rinisë 2023 në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë.
Panairi do të jetë i hapur në Pallatin e Rinisë (përballë Sallës së Kuqe) në Prishtinë, sot, me datë 25 gusht (e premte) nga ora 11:00 deri 15:00.
Panairin e Rinisë 2023 do t’i mirëpres mbi 50 të rinj kreativ që do ekspozojnë krijimtaritë e tyre në fushën e artit, artizanale të ndryshme, punëdore, gastronomi, teknologji informative, prodhimtari, si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin e tyre.
Panairi po organizohet në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023./Katror.info