Universiteti i Prishtinës këtë vit do të mirëpresë edicionin e 24-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror (PISU), një ngjarje akademike që mbledh së bashku profesorë dhe studentë nga mbarë bota, krahas pjesëmarrësve vendorë.
Ky program dyjavor do të zhvillohet nga data 7 deri më 18 korrik 2025 dhe do të përfshijë ligjërata tematike, diskutime akademike në formë panelesh, si dhe aktivitete kulturore dhe shoqërore.
Ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të sivjetmë do të mbahet të hënën, më 7 korrik, duke filluar nga ora 17:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës./Katror.info