Sonte do të shfaqet premiera e shfaqjes operistike “Mari de Buenos Aires”, shfaqje kjo që do të jepet në Sallën e Kuqe e që ndërthur tangon, poezinë dhe teatrin dhe do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në bashkëpunim me PrIVocalFest.
Shfaqja operistike “Mari de Buenos Aires” do të prezantohet më 21 tetor në Sallën e Kuqe të Prishtinës, me fillim në ora 19:30. Përpos Flaka Gorancit në këtë shfaqje me rolet e tyre do të paraqiten edhe: Rizah Jahaj- El Payador, Alban Goranci- El Duende.
Dhe pikërisht në këtë shfaqje, mezosopranoja Flaka Goranci është duke u sfiduar edhe në disa dimensione të tjera, përpos asaj që ka rolin kryesor në këtë shfaqje.
Artistja Goranci mbi supet e saj ka marr edhe rolin e regjisë së kësaj shfaqjeje, kotsumografisë e skenografisë, detyra që për artisten Goranci janë një plotësim artistik, gjithnjë duke iu referuar përvojës së saj në shumë teatro operistike të Evropës.
Flaka Goranci është trefish e nominuar nga Opus Klassik (2023) me projekt CD-në e saj “LA FEMME A Journey of Female Composers”, një CD me vepra nga kompozitore gra nga e gjithë bota./KultPlus/Katror.info