Veçse një destinacion i përkryer me një bregdet mbresëlënës, Spanja gjithashtu është një vend i mbushur plot me site historike, natyre magjepsëse, një kuzhinë të shijshme dhe se fundmi ajo mban kurorën edhe për muralin më të mirë në të gjithë globin.
Këtë vit Spanja mbretëron në çmimet StreetArtCities 2023 me muralet më të mira në të gjithë botën.
“Violincelistja e Fene” është vlerësuar me çmimin “Murali më i Mirë i Botës”, një titull i lakmuar nga shumë vende të tjera konkuruese, shkruan Euronews.al.
Muralja shtrihet në një ndërtesë të lartë nëntëkatëshe në Spanjë duke përfshire me zgjuarsi arkitekturën e ndërtesës, ku gjatë natës telat e violonçelit ndriçojnë kur ndizen dritat e shkallëve fqinje.
Perveç çmimit të Murales me të mirë në të gjithë botën, Spanja shfaqet si një forcë dominuese këtë vit, me shumicën e veprave fituese të artit që vijnë nga rrugët e saj plot gjallëri duke përmendur këtu ‘Pa titull’ nga artistja Sabotaje El Montaje, fituese e çmimit ‘Impact Award’ ‘Kobertura 2G’ e artistit Da2 e cila fitoi vendin e dytë për vlerësimin ‘Innovation Aëard’, ‘Zonja e Grykëderdhjes’ nga Lula Goce fituese e vendit të dytë për çmimin ‘Best mural of the world’ dhe ‘Kopora’ nga Yoe 33 e vlerësuar po ashtu me vendin e dytë për çmimin ‘Best mural of the world’.
Megjithatë nuk mbeten pas edhe vende të tjera të vlerësuara, e tillë si Gjermania me muralen e saj ‘Graviteti’ , Italia me ‘Atlas, gruaja që mbajti botën’ , Gjeorgjia me “Ndërrimi i llambës” dhe Hong Kong me muralen e tij ‘Gjigantët duke u ngritur’./Katror.info