Kosovo Architecture Festival fton studentët e arkitekturës dhe urbanizmit nga viti i 3-të e sipër (BA ose MA) të marrin pjesë në puntorinë e veçantë “Nëse nuk ke hapësirë publike, si mund të mbrosh? – Luaj, Lidh, Qëndrueshmëri: Riimagjinimi i Hapësirave Publike në Prishtinë”, që do të zhvillohet nga 15 deri më 20 shtator 2025.
Puntoria udhëhiqet nga arkitektja dhe dizajnerja urbane Dea Buza, e cila fokusohet në urbanizmin e peizazhit. Ajo synon të transformojë hapësirat urbane të Prishtinës në rrjete peizazhesh adaptive dhe multifunksionale, ku ekologjia, qëndrueshmëria dhe loja ndërthuren për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit dhe shëndetin mjedisor.
Projekti propozon një qasje eksperimentale që integron infrastrukturën jeshile–blu me dizajne lojcake dhe gjithëpërfshirëse, duke synuar krijimin e peizazheve urbane adaptive që i përgjigjen nevojave në zhvillim të qytetit. Përmes punëtorive pjesëmarrëse dhe prototipizimit të përkohshëm, iniciativa do të zhvillojë dizajne të zbatueshme, do të rrisë pronësinë e komunitetit dhe do të ndërtojë një vizion të shkallëzueshëm për të ardhmen e Prishtinës.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë email deri më 7 shtator 2025 me subject “If you dont have a public space workshop”, duke bashkangjitur një bio/CV të shkurtër, duke cekur vitin dhe drejtimin e studimeve, si dhe të dhënat e kontaktit (email dhe nr. tel.) në adresën [email protected].
/Katror.info