Në një garë të mbajtur mbrëmë në Tiranë studentët e Prishtinës shkëlqyen.
Juria e edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards akordoi mirënjohje për aftësi të dalluara dhe kontribut të veçantë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të sigurisë kibernetike në një epokë dixhitale.
Blerim Rexha, profesor në Universitetin e Prishtinës, Dega e Inxhinierisë Kompjuterike, ka shkruar në Facebook lidhur me këtë sukses.
”Në kategorinë Diploma e Vitit, dy nga tre finalistë ishin studentët e fakultetit tonë. Vendi i parë, me plot meritë, i takoi (ish) studentit tani kolegut Synim Selimi, për temën e tij, të shkëlqyeshme dhe inovative, të masterit me titull: “CyberNFTs – Decentralizimi i mençur i sistemeve për zbulimin e ndërhyrjeve kibernetike: studim analitik dhe krahasues”. Vendin e dytë në këtë kategori e fitoi, ish studentja jonë Arbena Musa, për shkrimin dhe implementimin e shkëlqyeshëm të temës së saj të masterit: Analiza e sulmeve në Internet të bazuara në gjurmët në ueb”, ka thënë Rexha.
Rexha është shprehur krenar si për arritjet e studentëve, ashtu edhe për përfaqësimin e Universitetit të Prishtinës.
- Advertisement -
Përgatiti:
