Macet të njohura sit ë përmbajtura mund të jenë më ekspresive nga sa mendonim gjerë tani. Një studim i ri tregon se si macet ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe me ne.
Brittany Florkiewicz, një psikologe krahasuese dhe evolucionare në Kolegjin Lyon në Arkansas, e cila drejtoi një studim të fundit mbi fenomeni në revistën Science Direct, thotë se për shkak të historisë së thellë që kemi me macet, i ka bërë t’i studiojnë emocionet e tyre.
Shumica e hulumtimeve të mëparshme mbi sinjalizimin e fytyrës tek macet janë fokusuar në ndërveprimet midis maceve dhe njerëzve ose në vlerësimin kur një mace ka dhimbje. Studimi i ri e çon atë një hap më tej duke analizuar se si macet ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Florkiewicz dhe kolegu Lauren Scott, bashkë-hetuesja kryesore në laboratorin e Florkiewicz, kaluan 150 orë në CatCafe Lounge në Los Angeles, Kaliforni, një strehë jofitimprurëse ku vizitorët mund të takojnë deri në 30 mace për adoptim të mundshëm.
Vëzhgimet e tyre të 53 maceve shtëpiake me flokë të shkurtër zbuluan një shumëllojshmëri të gjerë shprehjesh, të cilat kombinojnë lëvizje të ndryshme të syve, veshëve dhe buzëve dhe se shumica e tyre ishin miqësore, jo agresive.
Por disa, si ajo që studiuesit e quajnë “fytyrë loje”, me veshë dhe mustaqe përpara dhe me gojë të tërhequr prapa në qoshe, nuk kanë kuptime kaq të dukshme.
Për më tepër, lëpirja e buzëve mund të sugjerojë që një mace po pret një kënaqësi, por kur kombinohet me bebëza të ngushta dhe veshë të rrafshuar, është një shenjë jo miqësore.
Sipas studimit në përgjithësi, macet e kënaqura ose të lumtura pothuajse gjithmonë i drejtojnë mustaqet e tyre përpara.
Analiza zbuloi 26 lëvizje unike të muskujve që, në kombinime të ndryshme, krijuan 276 shprehje të fytyrës. Rezultatet kategorizuan 46 për qind të shprehjeve si miqësore, ndërsa 37 ishin jo miqësore dhe 17 ranë në të dyja kategoritë./Katror.info