Në Suedi, asnjë pulë nuk mbahet më në kafaz – një fitore historike për të drejtat e kafshëve.
Kjo arritje u realizua pa një ndalim zyrtar ligjor, por falë fushatës së vazhdueshme të organizatës Project 1882, e cila përdori presion politik, dialog me kompani dhe sensibilizim publik për të ndaluar praktikën e kafazeve në prodhimin e vezëve.
“Fakti që Suedia është e lirë nga kafazet është tejet i rëndësishëm për pulat dhe për të gjithë ata që kanë qëndruar në krah të tyre,” u shpreh CEO i Project 1882, Benny Andersson, shkruan PositiveNews, përcjell Katror.info.
Ai shtoi se ky precedent është një shembull i fuqishëm për vendet e tjera të BE-së, por paralajmëroi se pa një ndalim ligjor, ekziston rreziku që kafazet të rikthehen.
“Suedia duhet të ndërmarrë hapin e radhës – një ndalim ligjor të menjëhershëm. Nuk ka arsye për të pritur,” tha ai./Katror.info