Vendimi i minutës së fundit nga ana e Katarit për të ndaluar konsumin alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës ka bërë që firma Budweiser të mbetet pa shpërndarë një sasi të madhe të birrave. Por kompania ka një tashmë zgjidhje inovative për ta shpërndarë këtë ngarkesë, shkruan CNN.
Budweiser do të dërgojë birrat e pashitura në vendin që fiton turneun, tha kompania në një postim në Twitter.
“Ditë e re, tweet i ri. Fituesi i Kupës së Botës fiton Buds”, u theksua në postimin e tyre e kompanisë.
Kompania konfirmoi planet në një deklaratë për CNN Business, duke shkruar se “dëshiron ta sjellë këtë festë nga stadiumet e Kupës së Botës te tifozët e vendit fitues”.
Javën e kaluar – vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës – Katari njoftoi se tetë stadiumet nuk mund të shesin Budweiser me alkool, duke i lënë tifozët vetëm një mundësi për birrë: Bud Zero pa alkool.
Katari është një vend mysliman që konsiderohet të jetë shumë konservator dhe rregullon rreptësisht shitjet dhe përdorimin e alkoolit. Në shtator, zyrtarët thanë se tifozët me biletë do të mund të blinin birrë alkoolike tre orë para fillimit dhe për një orë pas përfundimit të ndeshjes, por jo edhe gjatë ndeshjes.
“Pas diskutimeve midis autoriteteve nikoqire dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në destinacione të tjera tifozësh dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumeve”, njoftoi FIFA./Katror.info