Këngëtarja Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn, duket se janë ndarë pas një lidhje më shumë se gjashtë vjeçare, thotë një burim për Page Six.
Ndarja thuhet se ka ndodhur disa javë më parë dhe bëhet e ditur se nuk ishte një ndarje dramatike.
“Nuk ishte dramatike. Marrëdhënia sapo kaloi rrjedhën e saj”, tha ky burim.
Gjatë gjithë viteve, Swift dhe Alwyn kanë qenë disa herë në qendër të thashethemeve të fejesës.
Swift dhe Alwyn u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të takoheshin disa muaj më vonë, megjithëse lidhja e tyre nuk u bë publike deri në vitin 2017./Katror.info