Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të pastruara nga bora.
Durmishi në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi të rrugëve të pastruara, teksa ka shtuar se gjendja e rrugëve është e mirë.
“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bjerë borë në disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. /Katror.info