Një lajm të mirë për të rinjtë e Kosovës, e ka dhënë sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale është njoftuar se të rinjtë e Kosovës tashmë mund të pajisen me Kartën Rinore Evropiane, përmes platformës shtetërore eKosova.
‘’Të gjithë të rinjtë e Kosovës, nga mosha 15-29 vjeç tashmë mund të pajisen me Kartën Rinore Evropiane në platformën shtetërore eKosova’’, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrirsë përkatëse, kjo kartë ofron qasje në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.
Ndërsa thuhet se së shpejti po ashtu Karta do të ofrojë zbritje edhe brenda Kosovës, të cilat do vlejnë edhe për vizitorët dhe turistët e rinj të huaj që vijnë në Kosovë.
Pas liberalizimit të vizave, të rinjtë e Kosovës po i gëzohen shumë lehtësimeve tjera në qasje të gjera integruese edhe jasht Kosovës. /Katror.info