Shëtitjet e shkurtra dhe të shpeshta pranë hapësirave blu, siç janë plazhet, liqenet, lumenjtë ose burimet, mund të kenë një efekt pozitiv psikologjik, sipas një studimi të ri nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, i botuar te “Hulumtimet Mjedisore”.
Studimi përfshiu 59 persona të rritur.
“Ne kemi vërejtur një përmirësim të dukshëm të mirëqenies dhe gjendjes shpirtërore menjëherë pas një shëtitjeje pranë një hapësire blu,”, tha Mark Nieuwenhuijsen, koordinator i studimit.
Pas një shëtitjeje të shkurtër në plazh, pjesëmarrësit raportuan përmirësime të humorit, gjallërisë dhe shëndetit mendor.