katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    1 minute ago
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    45 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    51 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Terapia me dritë të kuqe lidhet me rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Terapia me dritë të kuqe lidhet me rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut

Last updated: 13/01/2025 5:07 PM
175 Shikime
Shpërndaje
Foto: Eurek Alert
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Terapia me dritë të kuqe lidhet me rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut

Studimi i ri ka zbuluar se ekspozimi ndaj rrezeve me dritë të kuqe të gjatë mund të ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut, gjë që mund të shkaktojnë sulme në zemër, dëmtim të mushkërive dhe goditje në tru. 

Terapia me dritë të kuqe (RLT) është një lloj trajtimi që përdorë gjatësi të ulëta të valëve të dritës së kuqe për të trajtuar disa probleme në lëkurë, shkruan KOHA.

Gjetjet e hulumtimit, të udhëhequr nga shkencëtarët dhe kirurgët e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh dhe UPMC, dhe i cili është publikuar në Journal of Thrombosis and Haemostasis, thuhet se, duhet verifikuar përmes provave klinike. Por theksohet se ato mund të ndihmojnë në uljen e mpiksjeve të gjakut në vena dhe arterie, të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën raporton MedicalExpress.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

“Një nga efektet e dritës ndaj së cilës ne ekspozohemi mund të ndryshojë proceset tona biologjike dhe të ndikojë në shëndetin tonë. Gjetjet tona mund të çojnë në një terapi relativisht të lirë nga e cila do të përfitojnë miliona njerëz”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Elizabeth Andraska, profesoreshë e kirurgjisë në Qendrën e Hulumtimit të Mjekësisë së Traumës dhe Transfuzionit në Pitt dhe rezidente e kirurgjisë vaskulare në UPMC.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkencëtarët e dinë se ekspozimi ndaj dritës lidhet me shëndetin. Lindja dhe perëndimi i diellit ndikojnë në metabolizëm, sekrecionin e hormoneve, madje edhe në qarkullimin e gjakut, dhe sulmet në zemër e goditjet në tru janë më të shpeshta gjatë orëve të mëngjesit sesa gjatë natës. Andraska dhe kolegët e saj u munduan të kuptonin nëse drita mund të kishte ndikim në mpiksjet e gjakut që shkaktojnë këto kushte.

Për të testuar këtë ide, ekipi ekspozoi minjtë në dritë të kuqe për 12 orë, të kaltër ose të bardhë, pasuar nga 12 orë errësirë, në një cikël 72-orësh. Ata më pas vëzhguan ndryshimet në mpiksjet e gjakut midis grupeve. Minjtë që ishin ekspozuar ndaj dritës së kuqe kishin gati pesë herë më pak mpiksje sesa ata që ishin ekspozuar ndaj dritës blu ose të bardhë. Aktiviteti, gjumi, të ngrënit, pesha dhe temperatura e trupit mbetën të njëjta ndërmjet grupeve.

Grupi gjithashtu analizoi të dhëna ekzistuese për më shumë se 10,000 pacientë që kishin kryer kirurgji të kataraktit dhe kishin marrë lente konvencionale që transmetojnë të gjithë spektrin e dukshëm të dritës, ose lente që filtrojnë dritën e kaltër, të cilat transmetojnë rreth 50% më pak dritë blu. Ata zbuluan se pacientët me kancer që kishin marrë lente që filtrojnë dritën blu kishin rrezik më të ulët të mpiksjeve të gjakut krahasuar me ata që kishin lente konvencionale. 
Ky është një rezultat veçanërisht interesant sepse pacientët me kancer kanë rrezik nëntë herë më të madh të mpiksjeve të gjakut sesa ata pa kancer.

“Rezultatet tona po zgjidhin një mister të mrekullueshëm se si drita ndaj të cilës ekspozohemi çdo ditë ndikon në reagimin e trupit tonë ndaj dëmtimeve. Hapat tanë të ardhshëm janë të kuptojmë pse, biologjikisht, kjo po ndodh dhe të testojmë nëse ekspozimi më i shpeshtë i njerëzve, që rrezikohen më shumë nga mpiksja e gjakut, ndaj dritës së kuqe e ul atë rrezik. Duke zbuluar këtë mund të kontribuojmë në uljen drastike të numrit të vdekjeve dhe paaftësive që shkaktohen nga mpiksjet e gjakut në mbarë botën”, ka thënë një nga autorët e studimit, Matthew Neal.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimi tregon se rruga optike është çelësi, drita nuk kishte asnjë ndikim te miu i verbër, dhe drita e drejtuar drejtpërdrejt ndaj gjakut nuk shkaktoi ndryshime në mpiksje.

Grupi i studiuesve gjithashtu ka vënë re se ekspozimi ndaj dritës së kuqe është i lidhur me më pak inflamacion dhe aktivizim të sistemit imunitar. Për shembull, minjë që ishin ekspozuar ndaj dritës së kuqe kishin më pak “rrjeta ekstracelulare neutrofilesh” (NETs), të cilat janë struktura në formë rrjete të krijuara nga qelizat imune për të kapur mikroorganizmat e infektuar, dhe gjithashtu ato kapin trombocitet, të cilat mund të çojnë në mpiksje.

Minjtë e ekspozuar ndaj dritës së kuqe gjithashtu kishin prodhim të shtuar të acidit yndyror, i cili redukton aktivizimin e trombociteve. Duke qenë se trombocitet janë të nevojshme për formimin e mpiksjeve, kjo natyrshëm çon në më pak formim të mpiksjeve.

Kuptimi i mënyrës se si drita e kuqe po shkakton ndryshime që ulin rrezikun e mpiksjes mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë medikamente ose terapi më të fuqishme dhe më të përshtatshme për pacientët se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës së kuqe.

Në përgatitje për provat klinike, studiuesit po zhvillojnë syze me dritë të kuqe për të kontrolluar sasinë e dritës së kuqe ndaj së cilës ekspozohen pjesëmarrësit gjatë studimit dhe po hetojnë se kush mund të përfitojë më shumë nga drita e kuqe./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Lifestylempiksja e gjakutRed LightTerapiatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Akreditohet grupi i parë i vëzhguesve për katër subjekte politike për zgjedhjet parlamentare
Artikulli i ardhshëm Erzë Dinarama dërgon Kosovën në Bienalen e Venecias

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?