Një tjetër suskes për filmin “The Land Within”, të regjisorit Fisnik Maxville (Maxhuni), i cili bëri debutimin e tij sot në Festivalin e njohur të Filmit Raindance 2023.
Filmi i prodhuar nga Ikone Studio dhe Alva Film u shfaq në “The Garden Cinema”, që sipas regjisorit Maxville, është një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë angleze.
Ai po ashtu fitoi çmimin “Regjisori më i mirë”, për të cilin ndjehet tejet krenar.
”Pothuajse dhjetë vjet pas studimeve në Britanin e Madhe, isha shumë i lumtur që u ktheva në Londër në Festivalin e Filmit Raindance 2023 për të prezantuar filmin tim të parë artistik “The Land Within”, shfaqur në The Garden Cinema, – një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë.
Qershia në krye ishte çmimi i marrë si “Regjisori më i mirë”, çmim për të cilin jam thellësisht krenar”, ka shkruar ai në Facebook, në gjuhën angleze. /Katror.info
Përgatiti:
