katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë
    1 day ago
    111 vjet shtet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
    1 day ago
    Koncert me klasikët shqiptarë për nder të 28 Nëntorit
    1 day ago
    Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Publikohet “Legendary” nga Capital T dhe MC Kresha
    37 seconds ago
    Bukuroshja e njohur zbuloi fshehtësinë e pamjes së saj rinore
    7 hours ago
    5 fakte për “Miss You” nga The Rolling Stones
    7 hours ago
    “Autentik”: Fjalori Merriam-Webster përzgjodhi fjalën e vitit
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel
    2 days ago
    Mos harroni: Bëjeni këtë në llogarinë tuaj në Google para datës 1 dhjetor!
    2 days ago
    Një veçori e re po vjen në ChatGPT-in falas
    3 days ago
    Startupi që krijoi chatbotin Pi beson se mund ta ‘shkel’ OpenAI
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    22 hours ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    1 day ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    2 days ago
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    3 months ago
    Postimet e fundit
    Milano, qyteti i dizajnit dhe modës
    8 hours ago
    Këto janë qytetet me restorantet më të shtrenjta dhe më të lira në Evropë
    2 days ago
    Bansko – një parajsë e papritur për nomadët digjitalë
    2 days ago
    Vizitojeni Këlnin – qytetin ku lindi kolonja -parfumi
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘The Times’ artikull për Tiranën: Dikur i harruar, sot qyteti ballkanik më i vizituari i Evropës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » ‘The Times’ artikull për Tiranën: Dikur i harruar, sot qyteti ballkanik më i vizituari i Evropës
Udhë

‘The Times’ artikull për Tiranën: Dikur i harruar, sot qyteti ballkanik më i vizituari i Evropës

Last updated: 25/10/2023 5:29 PM
14 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gent Shkullaku /AFP
Shpërndaje

Prestigjiozja britanike “The Times”, i ka kushtuar një artikull Tiranës, duke theksuar se si një vend dikur i izoluar tani është një nga vendet më vizituara në Ballkan.

Tirana nuk është një qytet mesatar evropian. Kryeqyteti ka qenë i hapur për vizitorët që nga vitet 1990. Para kësaj, kryeqyteti shqiptar ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori despotik komunist Enver Hoxha.

Që nga fundi i atyre ditëve të zeza, Tirana ka kompensuar kohën e humbur. Zonat e braktisura janë riformuluar si zona të artit, blerjeve dhe jetës së natës, përcjell Atsh.

- ADVERTISEMENT -

Mundesh me e lexu edhe…

Këto janë qytetet me restorantet më të shtrenjta dhe më të lira në Evropë

Por historia është ende aty, tregohet në muzetë dhe bunkerët por njerëzit janë më miqësorët që ka të ngjarë të gjeni në çdo qytet të madh evropian që e bëjnë Tiranën që ia vlen të vizitohet.

Qyteti kaloi dekada pa vizitorë, por tani vendi është i hapur për të gjithë.

Por çfarë mund të bësh në Tiranë?

Në mes të qytetit, Piramida famëkeqe e Tiranës është vendi i përsosur për të filluar. Për dekada kjo strukturë e çuditshme qëndroi e braktisur, më pas u ndërtua si monument dhe muze i Hoxhës pas vdekjes së tij në 1985, por u plaçkit pas rënies së komunizmit pesë vjet më vonë.

Që nga viti 2023 është rinovuar si një qendër IT për të rinjtë. Nga piramida mund të zbulosh horizontin në zhvillim të qytetit.

Sheshi i madh “Skënderbej” mban emrin e Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, heroit kombëtar që udhëhoqi një revoltë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të.

Në shesh ku ndodhet statuja e tij, janë edhe disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës. Mund të vizitoni xhaminë e Et’hem Beut e shekullit të 18-të, një nga objektet e pakta të së kaluarës osmane. Gjithashtu mund të vizitoni Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

- ADVERTISEMENT -

Ose, për diçka më të rastësishme, mund të vizitoni Tulla Nouvelle, një bar ku luhet muzikë live nga e enjtja deri të dielën.

Tirana mbart me krenari të kaluarën e saj të trazuar. Askund nuk e tregon historinë e saj  traumatike më mirë se Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2.

Ky i fundit është një rrjet tunelesh jashtë sheshit “Skënderbej” që dikur lidhej me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ndërsa i pari, një mega bunker në buzë të qytetit, u krijua fillimisht për të strehuar Hoxhën në rast të një sulmi.

Tunelet janë një metaforë e fuqishme e regjimit të Shqipërisë dhe dokumentojnë ngritjen dhe rënien e qeverisë komuniste përmes dëshmive të dorës së parë, objekteve origjinale dhe pamjeve të pabesueshme bardh e zi.

Nuk është e bukur, por është thelbësore të kuptosh vështirësitë e pafundme që ka kaluar Tirana. Sigurisht mund të vizitoni për xhiro liqenin e Tiranës.

Lagjia më e lezetshme

Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët mesatarë të Tiranës. Elita politike jetonte këtu në luks me rojeve të armatosura dhe shtëpia e Hoxhës është ende aty, bosh dhe e papërdorur.

- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, që nga vitet 1990, ajo që dikur ishte një simbol i mjerimit të qytetit ka lulëzuar, në një nga zonat më të mira për jetën e natës dhe krijimtarinë. Provoni restorante kozmopolite dhe kafenetë rresht nëpër rrugë. Provoni kokteje klasike në Radio Bar dhe eksploroni galeritë e artit.

Si vendet më të lezetshme për të ngrenë dhe për të pirë “The Times” ka renditur: Zgara Al’Pazar dhe Komiteti, ku mund të provosh ushqimet tradicionale shqiptare dhe më pas pije pas darke.

Ndër to rakia, tipike shqiptare që do t’ju ofrohet pas një vakti.

Tek restorant “Era” mund të gjeni ushqime si: perime të pjekura në skarë, mish të shijshëm me erëza dhe sallata të freskëta të zgjedhura direkt nga fshati. Restoranti ndodhet në një vilë elegante italiane, një nga të paktat që i mbijetoi epokës komuniste.

Një vend me ushqime tradicionale është dhe Blerina Farm. Salt Tirana, është një restorant i frymëzuar nga Mesdheu, dhe është bërë një nga restorantet më të spikatur të qytetit që kur u themelua në vitin 2016.

- ADVERTISEMENT -

Pas darkës mund të shkoni në tarracë për kokteje.

Rogner Hotel Tirana është në qendër vetëm pak minuta më këmbë nga Blloku dhe sheshi “Skënderbej” dhe Xheko Imperial pranë parkut, Grand Park, nuk janë të panjohur për mysafirë të rëndësishëm dhe dikur ishte streha e preferuar e ambasadorëve, krerëve të shtetit dhe diplomatëve.

Hotel Boutique Kotoni, e ndërtuar në vitin 1938, kjo pronë elegante dikur strehonte ministrin e punëve të jashtme. Familja Kotoni e mori atë në vitin 1991, duke e rinovuar si një boutique hotel me 23 dhoma me stil, me dysheme mermeri dhe llambadarë kristali.

Kotoni ndodhet jashtë bulevardit kryesor në Tiranë, në një distancë në këmbë nga pikat kryesore. Nëse bëni diçka ndryshe, merrni teleferikun deri në Dajt, në lindje të qytetit. /Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Koncerti për 28 Nëntor në Tiranë pritet të ketë rreth 500 artistë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Bateritë për veturat elektrike do të bëhen dukshëm më të lira
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info/author/jetlira/
    Gabimi që njerëzit e lumtur nuk e bëjnë pothuajse kurrë

- ADVERTISEMENT -
TAGGED: Artikull, Ballkani, Evropa, qyteti, The Times, Tirana, top, tophome2, Udhë
Jetlira Ademi October 25, 2023 October 25, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kida. Foto: Gazeta Demos. Kida zbulon se ka finalizuar disa projekte te reja muzikore
Artikulli i ardhshëm Historia e familjes kosovare nga Austria i sjell Oscarin regjisorit austriak Mark Gerstorfer

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë “forcat” kundër hakerëve

5 Shikime
Kuriozitet

Populli që përdor matematikën për të zgjidhur mungesën e ujit

7 Shikime
Foto: American Salesman
KuriozitetPeople

5 fakte për “Miss You” nga The Rolling Stones

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back