Të mërkurën kemi vendosë me e ndryshu pak, edhe me i sjell tek ju kangët ma të popullarizume dhe ma të dëgjume që janë publiku gjatë vitit 2022.
Normalisht deri në fund këtij viti ekziston edhe një hapësirë kohore rreth 2 muajsh, dhe ende ka kohë për me sjell kangë madhështore.
Po e fillojmë me Harry Styles – As It Was
Kanga e Harryt “As It Was” vazhdon të mbretërojë si kanga zyrtarisht më e popullarizuar e vitit 2022 deri më tani.
Kanga kryesore nga albumi i tretë solo i Harry-t, “Harry’s House, As It Was”, arriti një jetëgjatësi gjigande 10 javëshe në krye të tabelës zyrtare të kangëve solo në fillim të këtij viti, duke e bërë atë numrin 1 më jetëgjatë të vitit 2022 deri më sot.
Becky G dhe KAROL G – Mamiii
Pas shumë vitesh pritjeje, fansat më në fund arritën t’i shihnin Becky G dhe Karol G duke bashkuar forcat – dhe bashkëpunimi i tyre rezultoi në një nga himnet më të këndshme të vitit. Dy këngëtarët shkëmbejnë verse thumbuese të dashurve që s’kanë qenë të duhurit dhe fuqizojnë njëra-tjetren me ritmin reggaeton shoqëruar me disa grito meksikane, shkruan Rolling Stones.
Lizzo – About Damn Time
Duke u rishfaqur në pranverën e vitit 2022 me një nga kangët më të mira të epokës moderne, perëndesha e preferuar e të gjithëve, Lizzo, lansoi hitin e saj ‘About Damn Time’, duke i mbushur edhe një herë listat pop me një ndjenjë diskoje.
Kanga preku kulmin në numrin 3 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në numrin 4 në SHBA, dhe kësisoj shënon edhe një herë Lizzo-n si talente e çuditshme dhe vërtet e papërmbajtshme.
Kendrick Lamar – N95
Duke përqafuar plotësisht rolin e tij si zë i nji brezi, simboli i Bregut Perëndimor Kendrick Lamar përcaktoi edhe një herë momentin tonë kulturor e modern në videoklipin e tij hip-hop banger N95. Trajektorja e Lamar ka qenë asgjë më pak se e mrekullueshme që nga fillimi i tij i parë me Good Kid, M.A.A.D City në vitin 2012. Me tekste thellësisht kuptimplote dhe poetike siç i shkroi për kangën N95, ta ri-dëshmon që një artist i këtij niveli bëri një depërtim tejet të rëndësishëm industrinë mainstream.
Beyoncè – Break My Soul
Me statusin e saj legjendar si diva e R&B pa dyshim, Beyoncé i befasoi fansat duke u rikthyer me kangën e saj, Break My Soul. Fluturues dhe tejet gazmor, ky himn i menjëhershëm i diskos pati grep ngazëllyes sintetik që ngjante me klasikët e viteve ’90-ta, si “Show Me Love” të Robin S dhe “Push The Feeling On” të The Nightcrawlers, duke prekur dëshirën e fansave për t’ju kthyer diskove. Duke arritur kulmin në numrin 1 në ShBA dhe numrin 2 në MB, Beyoncè me dance-pop është rikujtim se sa shumë na ka munguar ajo.
Arctic Monkeys – Body Paint
Duke vazhduar me zëshëm aty ku e lanë albumin e tyre të vitit 2018, Tranquility Base Hotel & Casino, balada retro indie Body Paint i sjell Arctic Monkeys duke u shfaqur plotësisht në pop barok, duke kërcyer me telat e kitares deri te akordet e ulta të frymëzuara të viteve të ’60-ta. Thjesht një masterklasë në krejt ato kangë që duam t’i dëgjojmë nga kangët më të mira të vitit 2022.
Red Hot Chlli Peppers – Black Summer
Si publikimi i parë i Red Hot Chili Peppers që nga rikthimi i shumëpritur i kitaristit John Frusciante, kanga i fut dëgjuesit në një rutinë tipike magjepsëse të zhanrit funk-rock. Ashtu si në pjesën më të madhe të albumit të 12-të të grupit, Unlimited Love, ky track u rëndit në kangët më të mira të vitit 2022 për shkak të luajtjes dinamike të basit nga Flea-s dhe tingullit shumë të munguar të Frusciante.
Sam Ryder – Spaceman
Kanga e Sam Ryder, Spaceman, ndihmoi ta çonte Mbretërinë e Bashkuar në vendin e dytë në Eurovision Song Contest 2022. E shkruar bashkë me kompozitorin e Ed Sheeran, Amy Wadge, kënga pop-rock e stilit britanik, përzien elementët më yjor të David Bowie me llojin e raketave të Elton John për ta mundësuar që zëri galaktik i Ryder të ngrihet me të vërtetë. Duke arritur në numrin 2 në MB, Space Man tashmë ka hyrë në histori si një nga kangët më të mira të Eurovizionit.
Dave – Starlight
Kangë e ndërtuar nga një sample e një coveri të Frank Sinatra, Fly Me To the Moon, reperi londinez Dave preki numrin e dytë në Mbretërinë e Bashkuar në karrierën e tij me Starlight. Me shitjet dhe transmetimet më të shumta të javës së parë të vitit 2022 deri më tani, ajo forcon pozitën e Dave si një nga reperët më të shquar në Mbretërinë e Bashkuar të dekadës, me përmirësimet që reflektojnë mbi stilin e jetës së tij të fituar me vështirësi. Si kangë e pavarur që pason albumin e tij të dytë shumë të mirënjohur, We’re All Alone In This Together, Starlight ofron një parahyrje tërheqëse për projektin e ardhshëm të Dave.
Doja Cat – “Vegas”
Leiber dhe Stoller e shkruan atë, Big Mama Thornton e këndoi, Elvis e bëri cover – dhe kush më mirë se Doja Cat ta rishkruante gjithë historinë e mixuar të kangës pop amerikane “Hound Dog” duke e sjell në stilin e saj rep të jashtëzakonisht? Goditje të shpejta fyerjesh ndaj një shoku të keq, me zëri i Thornton që e përcjell në sfond.
Këto ishin 10 kangët më t’popullarizume të 2022, so far, sepse viti 2022 mundet me sjell supriza.
Shihemi të enjten. /Katror.info