Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje të topave me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar që do të shpërndahen në shkolla.
Rama tha se “topat me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar, të prodhuar enkas për të gjitha skuadrat e shkollave”.
“Mezi pres të mblidhemi në Tiranë për nisjen e lëvizjes më të madhe e më të organizuar sportive për nxënësit e studentët, qysh prej vitit 1990”, theksoi Rama.
Më herët Kryeministri Rama ka theksuar se “programi i sportit në shkolla, duhet të përqafohet nga bashkitë dhe të mbështetet si një lëvizje e madhe, për t’ju dhënë fëmijëve mundësinë të përfshihen në një hapësirë të re shoqërizimi që ka të gjitha të mirat”.