Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafiku Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me zëvendësdrejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë [BERZH], Arianit Blakaj.
“BERZH ka dhënë grant për ta ndihmuar ndërmarrjen për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj, projekt ky që pritet të përfundojë gjatë këtij viti”, thuhet në njoftimin e bërë nga Trafiku Urban në Facebook.
Nga “Trafiku Urban” po ashtu u tha se janë të përkushtuar për zhvillimin dhe transformimin e transportit publik në Kryeqytet./Katror.info