Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar çmimin Nobel për Fizikë për arritjet e tyre në mekanikën kuantike, njoftoi komiteti organizativ në Stokholm të martën.
Treshja fitoi çmimin “për eksperimente me fotone të ngatërruara, duke vendosur shkeljen e pabarazive të Bell dhe shkencën pioniere të informacionit kuantik”. Puna e tyre “ka hedhur themelet për një epokë të re të teknologjisë kuantike”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, raporton CNN.