Parisi ka kthyer traditën e vjetër shekullore të garës së kamarierëve në qytet. Në një organizim të rrallë në Paris kamarierët dhe kamarieret shfaqën aftësitë e tyre, duke mbajtur një tabaka me një filxhan kafe, një gotë ujë dhe një briosh, teksa përshkojnë një rrugë prej dy kilometrash.
Një numër prej 200 punonjësish nga kafenetë më të mira të kryeqytetit francez, të veshur në mënyrë klasike me pantallona ose funde të zeza, përparëse dhe një bluzë të bardhë, dolën në rrugët e Parisit për të konkurruar dhe për të argëtuar të pranishmit.
“Unë u përpoqa ta mbaj tabakanë, është shumë e rëndë”, u shpreh kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo para gazetarëve vetëm pak para fillimit të garës.
Sipas autoriteteve, eventi promovon sportin “përsosmërinë e shërbimit francez” ndërsa vendi bëhet gati të presë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Verore 2024./Katror.info