Tashmë në Prishtinë qytetarët mund të kalojnë një pjesë të mirë të kohës edhe në tregun “Akull n’Verë”, që është vendosur në sheshin pranë katedrales “Nënë Tereza”.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për programin artistik që do të jepet për sa ditë që do të jetë i hapur tregu, që në të njëjtën kohë ofron edhe ushqim dhe pije.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se tregu “Akull n’Verë”, po sjellë super atmosferë në kryeqytet.
Rama ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë pjesë të qytetit me muzikë, pije dhe ushqime.
“Ejani se do të kënaqeni me muzikë, pije, ushqime e shoqëri fantastike”, ka shkruar Rama. /Katror.info