Ka shkuar në 2:0 seria e gjysmëfinales në basketboll. Trepça ka arritur ta fitojë edhe lojën e dytë kundër Sigal Prishtinës.
Mitrovicasit triumfuan minimalisht 85:86 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kreqytet. Në pjesën e parë dominoi skuadra e udhëhequr nga Albert Sylejmani derisa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Mysafirët fituan krejt në fund të takimit. Skuadra që i bën tre fitore kalon në finale dhe duket se këtë mundësi më shumë e ka Trepça dhe atë qysh në ndeshjen e ardhshme në palestrën “Minatori”./Katror.info