Klubi i Basketbollit Trepça e ka fituar sot Kupën e Kosovës.
Mitrovicasit ishin më të mirë në çerekun e parë të ndeshjes, ku e fituan atë me rezultat 22:15.
Ndërsa, pjesa e parë po ashtu u mbyll në favor të mitrovicasve, ku rezultati ishte 38:35, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në pjesën e dytë, Sigal Prishtina arriti që për disa momente të jetë në epërsi, por që e njëjta u shkri nga “Minatorët”.
Kjo është kupa e tretë e fituar radhazi nga Trepça, ndërsa ndeshja u zhvillua në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë./Katror.info