Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit arritën me sukses ta mbronin titullin e fituar sezonin e kaluar, duke triumfuar në finale 4:2 ndaj Bashkimit.
Dueli i gjashtë final i zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitore të vendasve 82:67, duke e vulosur titullin e kampionit.
Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, Trepça pati avantazhin, duke e ruajtur epërsinë dhe duke u shpallur kampion i Kosovës. /Katror.info
Përgatiti:
