Diamanti i dytë më i madh i zbuluar ndonjëherë – gurë i çmuar me peshë 2492 karatë – është zbuluar në Botsuana në një minierë në pronë të firmës kanadeze “Lucara Diamond”, raporton BBC.
Është gjetja e dytë më e madhe që nga diamanti Cullinan që i kishte 3106 karatë dhe ishte zbuluar në Afrikë të Jugut në vitin 1905. Ai diamant ishte ndarë në nëntë pjesë, shumica prej të cilave janë gurët e Kurorës mbretërore të Britanisë së Madhe.
Diamanti është gjetur në minierën Karowe, rreth 500 kilometra në veri të kryeqendrës së Botsuanës, Gaborone. Qeveria e Botsuanës ka thënë se është diamanti më i madh i zbuluar në vendin e saj.
Diamanti i dytë më i madh i zbuluar në Botsuanë kishte qenë 1758 karatë. Ishte zbuluar në minierën e njëjtë në vitin 2019.
Botsuana është një prej prodhuesve më të mëdhenj të botës, ku është 20 për qind i prodhimit global./Katror.info