Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të ndajnë drejtësinë në sfidat evropiane.
UEFA ka deleguar Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen FC Santa Coloma dhe FC Kalev, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të UEFA Youth League.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Centre d’Entrenament FAF” në Andorrë, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Alban Ejupi dhe Meriton Berisha.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 3 tetor me fillim në orën 19:30. /Katror.info