Në një ditë të ngrohtë vere, në një qendër kulturore në zemër të Prishtinës, takuam Olhën dhe Oksanën, dy gra gazetare nga Ukraina, të cilat për më shumë se dy vjet gjetën një strehë të sigurt në Kosovë. Kur fillimisht u vendosën në Kosovë, në kohën kur nisi lufta në Ukrainë, Olha dhe Oksana nuk pritën se do të gjenin një ngrohtësi dhe siguri për të jetuar dhe vepruar lirshëm. Tash ato po e vazhdojnë pasionin e tyre në kërkim të së vërtetës, ndërsa përvojën e kosovarëve, të cilët para dy dekadash përjetuan luftën, po mundohen ta bartin në Ukrainë.
Së bashku me gazetaret tjera ukrainase dhe aktivistet kosovare, ato kanë themeluar organizatën “UkrainianKosovo Association – Bridges of Friendship,” duke synuar të ndërtojnë ura mes dy popujve.
Si hap të parë vendosën të përkthejnë libra nga ukrainishtja në shqip.
“Këto janë vizatime të fëmijëve që jetonin në Irpen. Ky qytet ishte i pari që u pushtua nga pushtuesit rusë. Këto janë historitë e tyre se si e duan qytetin e tyre. Ka edhe histori të fëmijëve që janë shpërngulur jashtë vendit dhe i mungon shumë qyteti. E kuptuam pse shqiptarët janë shumë të interesuar për këtë histori, sepse edhe ata e përjetuan luftën dhe shumë prej tyre ishin edhe fëmijë kur ndodhi. Jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje, për të na ndihmuar në botimin e këtij libri. Libri u prezantua në Forumin Ndërkombëtar të Grave të Kosovës, shprehet Olha Priadko.
Ndërsa shpreh mirënjohjen e thellë që Kosova i strehoi dhe po u ofron kushte jetese dhe pune, Olha thotë se librat do të shpërndahen nëpër bibliotekat e Kosovës në mënyrë që fëmijët të mësojnë se nëpër cka po kalojnë fëmijët e Ukrainës.
“I jemi shumë mirënjohës Kosovës që na kuptojnë, i kuptojnë problemet tona, problemet tona ushtarake. Tani jam këtu me djalin tim, të cilin e mora nga lufta. Tani jemi të njëjtët refugjatë siç ishin shumë kosovarë në atë kohë gjatë luftës. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës, të cilët na trajtojnë me mirëkuptim të tillë dhe gjithmonë na përkrahin sinqerisht me fjalë dhe këshilla. Mendoj se ky libër do të jetë i rëndësishëm në mënyrë që bota të mos harrojë se ka një luftë në Ukrainë! Ne kujtojmë gjithmonë se lufta në Ukrainë vazhdon dhe ne kemi nevojë për vëmendjen dhe ndihmën e gjithë botës për ta ndalur këtë luftë, shprehet Olha.
Ky mision erdhi si ide e përbashkët mes aktivisteve ukrainase dhe komunitetit vullnetmirë kosovar. Përveç shumë mbështetësve tjerë, KultPlus hapi dyert e ndihmës për botimin e këtij libri për të cilën mban edhe të drejtën autoriale.
“Kur ndodh bashkëpunimi mes njerëzve, zhvillohen projekte ndërkombëtare, festivale të mëdha apo diçka tjetër, çështja është që njerëzit të komunikojnë dhe në komunikim, vlerat e rëndësishme njerëzore fillojnë të kalojnë në një pozicion dominues dhe e mira, si të thuash, mposht të keqen,” shprehet OksanaChykanchy.
Oksana nuk ka punuar më parë në ndonjë organizatëjoqeveritare dhe ajo që po e bën në Kosovë i ka hapur njëperspektivë tjetër.
“Kjo është gjithashtu një përvojë krejtësisht e re për mua. Ju nuk fitoni asnjë qindarkë, por merrni përvojë të jashtëzakonshme. Ju ndryshon shumë më tepër sesa nëse keni marrë miliona prej saj. Kur sheh fëmijë që erdhën nga Ukraina, që panë Kosovën, që panë marrëdhëniet me Ukrainën, u gëzuan! Këto gjëra janë më të shtrenjta se i gjithë ari në botë! Prandaj kjo është shumë e rëndësishme! “
E për t’i kthyer sadopak atë që Kosova ka bërë për gazetaret ukrainase, Oksana ka nisur një betejë për luftimin e lajmeve të rreme për Kosovën.
“Kam marrë një temë shumë të rëndësishme për lajmet e rreme në Kosovë nga Serbia. Kjo faqe serbe çdo ditë e tërheq Kosovën nëpër baltë. Duke filluar nga kryeministri e deri te ndonjë ngjarje në Kosovë. Kjo është paraqitur në formë të shtrembëruar, gabimisht. Ne, së bashku me një profesor të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, punuam në këtë artikull. Ai nga ana e tij analizoi saktësisht se ku ishin gënjeshtrat dhe unë i sistemova të gjitha. Kjo ishte një analizë kaq interesante. Ky artikull pati një sukses të madh në një revistë gjermane. Dhe tani e vazhdoj këtë temë sepsenuk ka më pak falsifikime,” shprehet Oksana.
Organizata “Ukrainian Kosovo Association – Bridges ofFriendship” nuk është thjesht një vend ku ato mund të gjejnë ngushëllim mes njëra-tjetrës, por është bërë një platformë e fuqishme për të ndërtuar ura të reja mes Kosovës dhe Ukrainës.
“Dhe ne jo vetëm që duam të marrim përvojën tuaj, por duam të japim përvojën tonë, të kuptuarit tonë për botën. Ne e admirojmë Kosovën! Dua të them një falënderim të madh për qeverinë e Kosovës, nga presidenti te ministri e deri te çdo kalimtar! Ata janë të gjithë njerëz të mrekullueshëm, ne i duam shumë! Duke pritur, ne do të zgjerojmë aktivitetet tona. Madje kemi edhe fëmijët e nënave tona në ekipin tonë që marrin pjesë në këto ngjarje. Këndojnë këngë, shkruajnë vjersha, studiojnë këngë shqipe, domethënë kemi edhe fëmijët e anëtarëve të ekipit që punojnë shumë aktivisht. Prandaj, ne kemi një numër të pabesueshëm planesh. Do ta dëgjoni dhe do ta shihni akoma. Unë mendoj se e gjithë kjo do të jetë e mrekullueshme,” shpreher Oksana.
Oksana dhe Olha janë në Kosovë në kuadër të programi Gazetaret ne Rezidencë, që vlerësohet të jetë programi me unik në Evropë, dhe i cili merret si shembull i duhur i ndërmarrë nga shteti kosovar. /Katror.info
Edicionin #60 të plotë e gjeni KËTU 🙂