Tash, kur nuk na duhen vizat për me udhëtu në vendet e Evropës, krejt çka na duhet është edhe më mësu disa fjalë që të paktën me porosit në gjuhën e vendësve. Dhe për këtë po kujdeset Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht Shtëpia e Evropës.
Kush është i interesuar me vizitu Italinë edhe do me mësu ndonjë frazë italisht, mundet me u regjistru në kursin pa pagesë që e zhvillon Shtëpia e Evropës deri më 16 janar. E kursi i gjuhës italiane falas fillon më 17 janar në orën 16, siç mund ta shihni edhe në njoftimin e bërë në Facebook.
Kosovarët që nga 1 janari mund të udhëtojnë lirshëm në 27 vendet e zonës Shengen. Krejt çka duhet është që të pajisen me dokumentet e nevojshme dhe të mësojnë disa fraza të vendeve që vizitojnë.
Edhe Katror Media ka nisur një seri shkrimesh për qytetet e ndryshme të Evropës, duke ofruar informata se çfarë mund të bëjnë dhe si mund të eksplorojnë sa më shumë qytete duke parë kultura të ndryshme evropiane e duke kursyer para.
Lexo po ashtu edhe: Milano, qyteti i dizajnit dhe modës. /Katror.info