Fatbardha Dallku u vlerësua nga UN Women Europe and Central Asia, si ndër dy grata më të suksesshme në fushën e biznesit në Kosovë.
“Fatbardha Dallku vlerësohet ndër dy gratë më të suksseshme në biznes në Kosovë sipas UN Women Europe and Central Asia!
Pas një pune 10 mujore të vazhdueshme dhe një konkurrence të jashtëzakonshme, ajo do t’a përfaqësoj Kosovën në Tallinn, Estoni në Summitin më të madh të Teknologjisë dhe Inovacionit, në të cilin pjesëmarrës do të jenë mbi 500 Angel Investors.
Ky Summit është një ndër mundësitë më të mira të njihemi dhe të lidhemi me ekspertë të kësaj fushe e të tregojmë veten para tyre”, thuhet në njoftimin e Innovation Academy.
Drejtuesja e Innovation Academy, Fatbardha Dallku-Bajrami, është vlerësuar edhe më parë si një tregim suksesi kur është fjala për gratë ndërmarrëse, që kanë ndihmuar me nismat inovative duke dhënë kështu rezultate të suksesshme në aftësimin e të rinjëve në fushën e teknologjisë informative.
Ajo ka qenë pjesë e projektit Diaspora për Gratë Ndërmarrëse që është mbajtur në Zvicërr, një projekt i përkrahur nga USAID, përmes të cilit janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me kompani që operojnë në Diasporë.