Në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte ora 20:00, jepet shfaqja “Unë jam vetë grua” e dramaturgut Doug Wright, me regji të Kushtrim Koliqit dhe lojë nga Adrian Morina.
Kjo dramë rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Charlotte von Mahlsdorf, një gruaje transgjinore që sfidoi dy regjime totalitare – nazizmin dhe komunizmin, duke u bërë një figurë e rëndësishme për komunitetin LGBTI, por edhe një bashkëpunëtore e diskutueshme e policisë sekrete në Gjermani.
Në një performancë, aktori Adrian Morina i cili transferohet përgjatë shfaqjes në mbi 30 role, sjell në skenë jo vetëm Charlotte, por edhe babain e saj e deri te ushtarët nazistë, miqtë e saj dhe vetë dramaturgu.
Të gjitha këto vijmë në një rrëfim tronditës dhe të thellë, përmes vetëm 50 minutave të mbushura me energji dhe transformim artistik./EO/Katror.info