UNUM Festival lansoi datat për vitin 2023 dhe lajmëroi se këtë vit rikthehet më i fortë se kurrë më parë. Festivali do të vazhdojë në plazhin e bukur të “Rërës së Hedhur”, mes maleve dhe detit, ku romanca e peizazhit të bukur takohet me magjinë.
Nga data 1 deri me 6 Qershor, Unum Festival sjell më shumë se 60 artistë që të kërcejnë me ju nën yje për gjashtë ditë e gjashtë netë nën tingujt e muzikës pa ndal, emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike në mbarë botën së bashku me talentet tona të preferuara rajonale edhe njëherë po e qelin verën në Shëngjin të Shqipërisë.
Biletat e hershme “Early Bird Tickets” tani janë në shitje dhe mund ti bleni përmes webfaqes së tyre: www.unumfestival.com
ose tek partneret e shitjes www.rave-travel.com dhe https://gowild.al/
UNUM ka vazhduar të rritet gjatë ekzistencës së tij trivjeçare dhe ka arritur të tërheqë pjesëmarrës nga e gjithe bota të cilët mblidhen çdo vit për të festuar dashurinë e tyre për muzikën dhe krijimtarinë./Katror.info