Vajzat nga shkolla e muzikës “Amadeus” Music School u shpërblyen me çmime në këndim në garat internacionale “Hybla Music International Contest“.
Ishin Era Latifi, Noa Basha dhe Viktoria Ibrahimi ato që morën pjesë në garën internacionale të këndimit “Hybla Music Contest në Ragusa të Italisë.
“Nxënëset u paraqitën me këngë të përgaditura e punuara mjeshtërisht nga mësimdhënësja Vita Guhelli dhe përveç shpërblimeve, ato morën vlerësime të larta e lëvdata nga juria dhe publiku.
Noa Basha u shpërblye me “Çmimin kritik i jurisë” – çmim ky që në San Remo ka rëndësi të madhe.
Viktoria Ibrahimi u shpërblye me çmimin “Premio Speciale”
Puna e pakursyer e mësimdhënëses së solokëndimit, Vita Guhelli, ka bërë që zëri dhe talenti i nxënëseve të shkollës tonë të paraqitet dhe shpërblehet ndërkombtarisht”, thuhet në njoftimin e shkollës së muzikës “Amadeus”./Katror.info