Shkencëtarët thonë se kanë bërë një zbulim të madh duke krijuar një vaksinë kundër të 20 llojeve të njohura të gripit. Ai përdor të njëjtën teknologji mesazher-ribonukleik-acid (mRNA) si vaksinat e suksesshme kundër Covid.
Vaksina e re krijoi nivele të larta të antitrupave, në testet në minj. Antigjenet që vaksina përmban, mund të mësojnë sistemin imunitar se si t’i luftojë ato duke shpresuar se çdo lloj i ri i virusit që mund të shkaktojë pandemi, të parandalohet.
Pandemia e gripit të derrit të vitit 2009 e shkaktuar nga një virus që kërceu nga speciet te njerëzit ishte më pak serioze sesa mendohej fillimisht. Por, pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 mendohet se ka vrarë dhjetëra miliona njerëz.
Drejtori i Institutit për Shëndetin Global dhe Patogjenët në zhvillim në Spitalin Mount Sinai, në Nju Jork, Adolfo García-Sastre, tha: “Vaksinat aktuale të gripit nuk mbrojnë kundër viruseve të gripit me potencial pandemik. Kjo vaksinë, nëse funksionon mirë te njerëzit, do ta arrinte këtë”.