Filmi kosovar “Vera andrron Detin”, po vazhdon rrugëtimin artistik duke u shfaqur nëpër kinematë e ndryshme botërore.
Destinacnacioni i rradhës i filmit me regji të Kaltrina Krasniqit do të jetë Beogradi.
“Edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit Slobodna Zona – Beograd është destinacioni ynë i radhës”, thuhet në njoftim e publikuar në rrjetin social Facebook.
Gjithashtu, filmi i metrazhit të gjatë artistik me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, nga tani e tutje do të jetë pjesë e HBO Max, platformës amerikane të transmetimit të filmave, serialeve dhe kanaleve televizive”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës.
Filmi, së fundmi është shfaqur në në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “QISAH”, në Londër./Katror.info