Mbrëmë, Europe House Prishtinë hapi dyert për ekspozitën e re fotografike “Vështrime të reja”, ku të rinjtë Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja shpalosën talentin e tyre përmes imazheve që përshkruajnë momentet intime dhe të përditshme të jetës, si dhe peizazhe mahnitëse, shkruan Katror.info.
Ekspozita, e kuruar nga Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka, ofron një perspektivë unike mbi mënyrën se si të rinjtë e perceptojnë botën, duke nxjerrë në pah pasionin dhe energjinë e tyre. Vizitorët mund të shohin një kombinim të emocioneve njerëzore dhe bukurive natyrore, të kapura në secilin imazh.
Ekspozita është tashmë e hapur për publikun, dhe Europe House fton të gjithë që të vizitojnë dhe të përjetojnë personalisht këto “vështrime të reja” mbi botën./Katror.info.