Sa herë që ata ndalojnë lemuri i kërkon të vijojnë ta kruajnë në kurriz, teksa kafsha i ‘urdhëron’ fëmijët dashamirës sikur të ishte ‘mbreti’ i tyre.
Kafshët e egra mund të tregohen shpeshherë zbavitëse me veprimet që nganjëherë duken “të gjithëditura”, siç ndodh dhe në këtë video të shpërndarë nga Anand Mahindra, ku shihen dy djem që përkëdhelin një lemur në kurriz.
Ajo që e bën më interesante këtë video që ‘shkriu’ internetin është fakti se sa herë që fëmijët ndalojnë, lemuri i bën me shenjë që ata të vazhdojnë.
“Dikush duhet t’i thotë lemurit që rregulli është ‘kruaj kurrizin tim, të të kruaj tëndin’, por ai duket e pjesën e dytë e ka harruar”, lexon mbishkrimi i Mahindras në videon e postuar.
Lemurët shihen shpesh në video të veçanta e te pelqyera në internet, siç ka qenë ajo e lemurëve Sifaka, me kërcimin e tyre të pabesueshëm.
Jo më kot ata quhen ‘lemurët kërcimtarë’ prej aftësive të rralla të shkëputjes nga toka.