katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9
    1 hour ago
    Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
    2 hours ago
    Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash
    2 hours ago
    Mulliri tradicional në Jasenovik rikthehet në funksion pas restaurimit
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet ’90 në Kosovë
    10 minutes ago
    E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
    3 hours ago
    BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
    3 hours ago
    Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    3 hours ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    4 hours ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    1 day ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    2 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    2 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    3 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vilet e zemërimit e John Steinback – kryevepër që krijoi zhanre muzikore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Vilet e zemërimit e John Steinback – kryevepër që krijoi zhanre muzikore

Last updated: 07/07/2024 8:46 AM
254 Shikime
Shpërndaje
Bruce Srpingsteen dhe Tom Morello | Foto: Rolling Stone

Në vitin 1940 Woody Guthrie kantautor nga Oklahoma realizoi albumin “Dust Bowl Balads” (Baladat në tas pluhuri), një koleksion këngësh që flisnin për vështirësitë e “Depresionit të Madh” (Kriza e madhe ekonomike botërore e viteve 30-a) në Amerikën e atëhershme përmes syve të fermerëve dhe punëtorëve të dëbuar nga Oklahoma, të njohur në Kaliforni me emër pezhorativ si “Okies”.

Frymëzuar nga romani i John Steinback “The Grapes Of Wrath” (Vilet e zemërimit) dhe më vonë adaptimi filmik i John Ford-it të “The Grapes of Wrath”, muzika e Guthrie u bë e njohur jo vetëm në mesin e fermerëve migrantë që po kërkonin një zë në një Kaliforni të panjohur, por edhe midis të tjerëve që simpatizonin ideologjinë dhe përdorimin e tij të majtë  dhe muzikës folk si një thirrje për njerëzit për të bërë një ndryshim në shoqërinë e tyre.

Woody Guthrie ‎– Dust Bowl Ballads (1964)

Mesazhet në këngët e Guthrie çuan në rritjen e “këngëve të protestës” në Amerikë, një traditë që është ende e njohur sot.

Mundesh me e lexu edhe…

Woody Guthrie i cili asokohe e mbante mbishkrimin “This Machine Kills Fashists”, (Ky instrumet vret fashistët) dhe mandej artistët si Bob Dylan dhe Bruce Springsteen kanë përdorur figura si Tom Joad, personazhi kryesor i romanit, si dhe personazhe të tjerë të ngjashëm, në këngët e tyre për të krijuar një zë të njohur me të cilin audienca e tyre mund të identifikohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse shfaqja e muzikës rock errësoi folkin si zhanër tradicional i protestës (dhe më vonë, hip hop), figura mitike e Tom Joad si një hero i klasës punëtore jeton ende sot.

Në vitet ’30-ta, një përqindje e madhe e fermerëve qiramarrës të, tokës në Oklahoma dhe disa nga shtetet përreth e kishin gjithnjë e më të vështirë për të përballuar jetesën për shkak të disa sezoneve të korrjes së keqe. Ata humbën gjithçka çka kishin.

Në një varfëri që u gjetën papritmas ata vendosen të emigrojnë në Kaliforni për të bërë një jetë më të mirë atje. John Steinbeck, një gazetar në atë kohë, e mori këtë histori dhe e zbukuroi atë në romanin e tij “Vilet e zemërimit”. Libri u bë aq popullor sa trashëgimia e qëndrueshme e migrimit të Okie në kujtesën publike është në fakt versioni i librit, dhe jo domosdoshmërisht nga historitë e vërteta.

Në versionin e Steinbeck, stuhitë e pluhurit dhe mbylljet e bankave bëjnë që pronarët e tokave të dëbojnë fermerët qiramarrës me pak paralajmërim. I rrëzojnë shtëpitë e tyre dhe i detyrojnë të largohen shpesh herë me dhunë me ndihmën e autoriteteve. Familje të tëra fermerësh qiramarrës u nisën për në Kaliforni. Kur arritën në Kaliforni, ata u përballën me varfëri ekstreme, brutalitet policor dhe akoma më shumë vështirësi, dhe libri përfundon me një shënim të zymtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Steinbeck ilustron përvojat e Okies në një familje – Joads. Fillimisht duke u nisur si një familje e tërë e zgjeruar, ata rrugës vuajnë vdekjen e gjyshes dhe gjyshit, dhe në fund të romanit është e qartë se Tom Joad, djali i madh, është bërë kreu i familjes dhe një hero i njerëzve. Tom Joad është një burrë i ri, i fortë, punëtor, i cili është i gatshëm t’i rezistojë autoritetit dhe të jetë kampion i klasës punëtore, dhe Steinbeck sugjeron që edhe pas vdekjes ai do të jetë aty kur të jetë i nevojshëm nga njerëzit: “Kudo që do të jetë një luftë për të uritur, më kërko dhe aty do të me gjesh” i thotë Tom Joad nënës së tij në fund të romanit.

Mbi këtë mit Woody Guthrie ndërtoi për herë të parë muzikën e tij. Si një vendas Oklahoman, ai e përafroi veten me vizionin e Steinbeck për përvojën e migrantëve.

Ai regjistroi trembëdhjetë këngë të gjitha lidhur me migrimin e Okie, tekstet e tij flisnin për shtëpinë e humbur, si dhe për përpjekjen për t’u vendosur dhe mbijetuar në Kaliforni.

Këngët ishin të njohura në mesin e mërgimtarëve, pasi identifikoheshin lehtësisht me kuptimet dhe idetë që përmbante muzika. Në të vërtetë, ishte imazhi Okie që Guthrie krijoi në këngët e tij më shumë sesa realitetet aktuale të jetës së emigrantëve me të cilët njerëzit lidheshin, dhe ishte përmes aftësisë së muzikës për të krijuar një emërues të përbashkët që u formua identiteti Okie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Woody Guthrie – the balad of Tom Joad

Megjithatë, këngët ishin më shumë se thjesht kujtime të “ditëve të mira”. Muzika Folk trajtoi diskriminimin dhe shtypjen me të cilën përballej populli dhe e ktheu atë në një mesazh politik. Në të vërtetë, Guthrie e shihte qëllimin e këngëve popullore si politik dhe një shans për të shprehur kërkesën për të drejta. Në një referencë të drejtpërdrejtë ndaj romanit të John Steinbeck, Guthrie regjistroi këngën “Tom Joad” në të cilën ai gjurmon rrëfimin e personazhit kryesor  dhe predikuesit, dhe parafrazon fjalimin e famshëm të Tomit:

“Kudo që fëmijët e vegjël janë të uritur dhe qajnë

Kudo që njerëzit nuk janë të lirë…

Aty do të jem”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Guthre në këtë këngë kombinoi vlerat tradicionale të moralit, familjes dhe fesë me idenë e veprimit kolektiv dhe të drejtave civile.

Edhe pse rrethanat kishin ndryshuar gjatë dekadave, muzika Folk gjen një vend të ri dhe audienca të reja duke rregulluar disa nga përfaqësimet e tij në përputhje me rrethanat e reja. Kështu, aftësia e muzikës Folk për të siguruar një zë për të privuarit e të drejtës nënkuptonte që ajo tani mund të përdorej për të treguar histori të tjera, dhe kjo e sjell në skenë Bob Dylanin i cili gjithë zhanrin e ngrit në lartësira mitike dhe e globalizon stilin e këngëve të protestave.

Edhe pse nuk i referohej drejtpërdrejt Tom Joad-it në këngët e tij, Bob Dylan me vetëdije modeloi stilin e tij të hershëm në Woody Guthrie – në pamje dhe në tingull dhe pikërisht gjatë pjesës të hershme të karrierës së tij, Dylan shkroi këngën “Song to Woody” (Kënga për Woody ) të cilin edhe e viziton në spital në New Jersey para vdekjes së tij.

Duke e identifikuar veten brenda traditës së muzikës popullore, edhe pse “Folk music d.m.th muzikë poullore, ajo nuk mbeti muzikë popullore amerikane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dylan arriti te një audiencë mbarë botërore, të vendosur, dhe t’i ekspozojë ata ndaj formave të reja të protestës politike dhe dha drejtim të ri për aktivistët që luftojnë për të drejtat, civile ua dha zërin që dëgjohej.

Këto janë pikërisht gjërat që mitiku Tom Joad u shpreh në librin e Steinbeck dhe këngët e Guthrie. Dylan e mbajti me sukses traditën dhe e zbatoi atë në çështje më bashkëkohore. Termi Folk music u shndërrua në një zhanër të ri mbarë botëror.

Merita e Dylanit në ringjalljen e këngës së protestës është e rëndësishme edhe për shkak të zhvillimit të rock ‘n roll-it. Edhe pse tre albumet e tij të para ishin të vendosura drejtpërdrejt në zhanrin e muzikës folk, Dylan u bë i famshëm më vonë në karrierën e tij pasi muzika rock u rrit në popullaritet.

Aftësia e Dylanit për të rikrijuar veten e ka lejuar atë të mbetet kantautori më pjellor i Amerikës të shekullit XX, dhe si i tillë ai ka mbajtur traditën e protestës, duke ndikuar në muzikantë të rinj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Homazhi i tij ndaj Woody Guthrie ka mbajtur mitin në mendjet e brezit të tij dhe ka ndihmuar në rikontekstualizimin e traditës së muzikës folk dhe këngës proteste në një mjedis modern.

Në vitet tetëdhjetë, muzika protestuese ishte e gjallë në Amerikë. Me zhgënjimin në administratën e Reagan-it në mandatin e dytë të presidencës së tij, disa artistë iu drejtuan traditës së muzikës folk për përgjigje. Dështimi i ëndrrës amerikane do të thoshte që njerëzit kishin nevojë për një figurë të Tom Joad. Një muzikant që e kapi më së miri këtë ide ishte Bruce Springsteen, albumi i të cilit Born in the U.S.A “provoi të ishte rrufeja për zërat e mospajtimit”.

Springsteen përdori personazhe si veterani i Vietnamit në këngën “Born in the USA”. Ironia me këtë këngë është se shumë dëgjues keqinterpretuan vargjet e fuqishme “Kam lindur në SHBA” si një pjesë krenare e patriotizmit amerikan – kur në realitet Springsteen kishte menduar diçka krejt ndryshe. Siç argumenton autori i shumë librave mbi kulturën moderne, Jim Cullen, “Është një lloj krenarie e lindur nga dështimi, një krenari që vjen nga pranimi i barrës së historisë”.

Sido që të ishte interpretimi i hitit më të njohur të Springsteen, ai nuk e dëmtoi reputacionin e tij si një kompozitor proteste dhe në 1995 ai publikoi albumin e tij të katërmbëdhjetë puro folk “The Ghost of Tom Joad” (Shpirti i Tom Joadit). Në të, Springsteen përdor figurën e njohur të Steinbeck-ut në mënyrë rigoroze versionin e John Ford-it, dhe e kthen atë në një personazh bashkëkohor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Bruce Springsteen w.Tom Morello – Ghost of Tom Joad – Madison Square Garden, NYC – 2009/10/29&30

Kënga hapet me burra që ecin përgjatë shinave hekurudhore, ndërsa helikopterët e patrullës së autostradës fluturojnë sipër. Ndërsa Tom Joad origjinal ishte një jugor i bardhë i varfër, personazhi këtu është nga jugperëndimi, dhe si vepra tjetër e Springsteen, jo domosdoshmërish i bardhë.

Ndërsa Tom Joad u bë një hero gjatë “Depresionit të Madh”, ky personazh përballet me “Rendin e Ri Botëror”.

Është e qartë të shihet se si karakterizimi i Springsteen i jep këngës një zë të rëndësishëm, modern, ndërsa e lidh atë me linjën e gjakut të së kaluarës. Ai përdor një personazh të lidhur me “Dust Bowl” të viteve 1930 për të folur për racizmin, emigracionin ilegal, diskriminimin dhe trazirat ekonomike të viteve nëntëdhjetë. Një tjetër këngë nga ky album, “Across the Border” (Përtej kufirit) gjithashtu përmbledh ndjenjën e migrimit të familjes Joad teksa ata kërkojnë shpresë në Kaliforni.

Por askund nuk është më evidente që figura mitike e Tom Joad ka duruar ndryshimin e klimës shoqërore dhe politike të Amerikës, dhe megjithatë ka mbetur një simbol i domosdoshëm dhe i rëndësishëm i unitetit dhe shpresës mes njerëzve të thjeshtë anembanë vendit, sesa te albumi “Ghost Of Tom Joad”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fakti që të gjitha këto versione të historisë së Joads dhe familjeve të tjera migrante nga halli dhe varfëria, hynë në ndërgjegjen popullore ndihmoi në ndërtimin e mitit në mendjet e njerëzve, të cilët e lidhën konceptin ose idenë e Tom Joad me të qenit hero i njerëzve është edhe për shkak se muzikantët e zhanrit folk dhe protestës kanë qenë në gjendje ta përshtatin këtë koncept të personazhit me kohën e tyre që miti ka vazhduar gjatë gjithë viteve. Edhe me rritjen e muzikës rock, muzikantët e protestës ishin në gjendje të mbanin një karakter tradicionalisht të orientuar nga folklori dhe ta bënin atë të rëndësishëm për audiencën e tyre.

Grupe të tilla si Rage Against The Machine, një grup rap-metal nga vitet 1990, tekstet e së cilës ishin shumë politike, mbajtën flamurin e muzikës protestuese në këtë zhanër të ri dhe sollën me vete stile dhe simbole të ngjashme narrative.

Shembulli më i dukshëm i kësaj është në albumin e tyre të vitit 2000, “Renegades”, në të cilin ata kanë përpunuar versionin  e tyre të “The Ghost of Tom Joad” të Springsteen – duke krijuar një version shumë më të rëndë të origjinalit duke ekspozuar figurën mitike të Joad, ndoshta politikisht- te një audiencë të radikalizuar.

Në albumin “High Hopes” (Shpresat e mëdha) më 2014, Springsteen ka regjistruar një version të ri të këngës – versioni origjinal i vitit 1995 u forcua në një kontekst më të gjërë muzikor me kitaristin e Rage Against The Machine, Tom Morello, që i bashkohet grupit E Street Band të Springsteenit për këtë album. Versioni i ri i këngës është më i fortë dhe më i rëndë, dhe sërish merr një kuptim të ri në shekullin XXI pas “Great Recession” (Recesioni i madh), në vend “Great Depression” i viteve 1930-a dhe i tërë konteksti i epokës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Bruce Springsteen & Tom Morello – “The Ghost of Tom Joad” | 25th Anniversary Concert

Folk zhanri gjat viteve 60 u pat përhapur me shpejtësi maramendëse në gjithë globin. Mjaftonte një solist, soliste ose grup muzicientësh me kitara akustike që fjalët dhe idetë e tyre të kishin fuqi më të madhe se sa recitimi i rëndomtë.

Dolën nënzhanret, Rock folk, Metal folk, Indie, folk etj.

“Këngët e protestës” (Protest songs) me një histori më të vjetër se folku depërtuan thuajse në çdo zhanër dhe me kohë prekën çdo temë.

Të gjitha lëvizjet shoqërore kanë marrë fuqi të shtuar nëpërmjet këngës: lëvizjet kundër ndalesave të ndryshme, e drejta e votës së grave, lëvizja e të drejtës për punë, lëvizja për të drejtat e njeriut, të drejtat civile, lëvizja e të drejtave të popujve nativ, të drejtat e aftësisë së kufizuar, lëvizjet kundër luftës, lëvizja dhe kundërkultura e viteve 1960, riatdhesimi i artit, të drejtat e abortit, lëvizja feministe, revolucioni seksual, lëvizja për të drejtat e LGBT, lëvizja për të drejtat e kafshëve, vegjetarianizmi dhe veganizmi, të drejtat e armëve, legalizimi i marihuanës e deri te ambientalizmi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk ka solist ose grup të famshëm që në veprimtarinë e tyre nuk e ka së paku një hit këngë me elemente folk dhe proteste.

“Protest songs” (Këngët proteste) gjatë viteve të ‘60-ta dhe ’70-ta si zhanër u përhapën edhe në ish bllokun komunist, sidomos në Çekosllovakinë e atëhershme, Bjellorusi dhe Poloni, por edhe në ish – Bashkimin Sovjetik.

Shumica e performuesve atje ishin të ndjekur nga sistemi kështu që veprimtaria e tyre kalonte në një lloj disidence. Në Kosovë vëllezërit Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla me disa këngë (“Ku je njeri” dhe “Do të kthehem nënë”) e patën kapur notën e revoltës dhe proteste në stilin Folk.

Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla – Njeri ku je
Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla – Do të kthehem Nënë

Ishte rrugë e gjatë e Tom Joad nga “Vilet e zemërimit” i letërsisë nga nobelisti John Steinback, te kantatutori Woody Guthrie, nobelisti tjetër Bob Dylan e deri te Tom Joad muzikor i Bruce Springsteen, rrugë pa të cilën gati gjysma e muzikës që e njohim sot nuk do të ishte e tillë çfarë është tani./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tingujt e lirisë, udhëtimi, kontributi dhe trashëgimia muzikore e popullit rom
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
TAGGED:Bob DylanBruce SpringsteenJohn Steinbackpeoplethe Grapes of WrathtopTophomeVilet e Zemerimit

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
Artikulli i ardhshëm Edhe sot mot me temperatura të larta

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

6 Shikime
People

Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”

7 Shikime
People

Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?