Me një numër vizitorësh më të madh se kurrë më parë, terminali i ri i aeroportit në Firence do të ketë një çati të mbuluar me bar dhe një vresht.
Italianët janë shumë të apasionuar pas mbjelljes së gjelbërimeve në ndërtimet e tyre, me Bosco Verticale në Milano si shembulli më i njohur.
Për të festuar trashëgiminë e saj si një nga kryeqytetet e verës në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Amerigo Vespucci në Firence do të ketë një vresht prej tetë hektarësh (19 akra) në majën e çatisë së tij të gjatë dhe të pjerrët.
Një kompani e njohur vendase e verës do të mbledhë rrushin dhe do të menaxhojë vreshtin e gjelbër në çati, dhe procesi i prodhimit të verës do të bëhet gjithashtu në një bodrum në territorin e aeroportit.
Projektin e ka krijuar Rafael Viñoly Architects, një firmë amerikane që u angazhua për riorganizimin e terminalit ndërkombëtar si pjesë e rinovimeve për të riorientuar pistën ekzistuese të aeroportit, e cila është shumë e shkurtër, shkruan GoodNewsNetwork, përcjell Katror.
Kolonat e terminalit të aeroportit të Firences mbulojnë shumicën e zonave të terminalit, duke ndihmuar në reduktimin e energjisë për ngrohjen. Dritaret e natyrshme do të ndriçojnë këto zona.
Sipas firmës punuese, ky projekt “do të shërbejë si një pikë referimi e re për të ardhmen e qëndrueshme të qytetit dhe si një simbol i traditave, historisë dhe shpirtit inovativ që vazhdon të udhëheqë ekonominë italiane në shekullin e 21-të.”/Katror.info