katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria pa tarifa roaming me BE-në nga viti tjetër
    10 minutes ago
    Surroi: Kosova me mobilizim demokratik si Skandinavia dhe Beneluksi
    11 minutes ago
    Von der Leyen: Plani i Rritjes mund të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor
    16 minutes ago
    Sistemi i ri i hyrjes dhe daljes nga BE hyn në fuqi
    24 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sot ndahet çmimi gjerman për librin më të mirë, Jehona Kicaj në listën e ngushtë 
    5 minutes ago
    Çmimi Nobel në Kimi 2025 shpërblen “çantën magjike” të shkencës
    3 hours ago
    Nga 10 paund në 10,000 specie: Wicken Fen thyen rekordin e biodiversitetit
    5 hours ago
    Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Violina e Ajnshtajnit shitet me shifër rekord në ankand
    5 hours ago
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    2 days ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    3 days ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    5 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    7 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    1 week ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    6 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    2 hours ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    5 hours ago
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    2 days ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vushtrria, qytet i vjetër me monumente kulturore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraUdhë

Vushtrria, qytet i vjetër me monumente kulturore

Last updated: 07/01/2024 8:56 AM
416 Shikime
Shpërndaje
Foto: Trip Albania

Vicianum ose Vushtrria e sotme daton që nga koha iliro-dardane. Për vjetërsinë e saj kanë shkruar shumë studiues. Në kohën antike është quajtur VICIANA. Gjatë perandorisë romake bëhet Vicianum.

Qyteti i Vushtrrisë apo Viciana antike, daton që nga koha Iliro-Dardane. Monumentet antike që gjenden në këtë qytet më të lashtat, ura dhe kalaja e qytetit, datojnë qysh nga shek. II, kurse Hamami i qytetit që nga shek. XV i ndërtuar gjatë sundimit otoman, shkruan RTK Live.

Ura e gurit, dikur e ndërtuar mbi lumin Sitnica, përbëhet nga 11 harqe, dy të zbuluara para pak vitesh gjatë hulumtimeve arkeologjike kurse dyshohet edhe për një hark në anën lindore të urës. Gurët e përdorur për ndërtimin e urës janë marrë nga fshatrat në rrethinë të qytetit ndërsa muret mbrojtëse të urës janë të lidhura me shufra hekuri të mbështjella me plumb të shkrirë. Ura është nën mbrojtjen e UNESCO-s. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Është një urë me 11 harqe, deri në vitin 2017 kur po bëheshin riparime mbi urë u zbuluan edhe dy harqe. Zbulimi i këtyre dy harqeve të reja përveç që ja shton vlerën historike dhe rëndësinë këtij monumenti e hedh poshtë edhe një teori të historisë serbe se ky monument është ndërtuar nga të ashtuquajturit  ‘Vëllezërit Vojnoviq’ në shek. XIV sipas tyre që kanë qenë nipa të perandorit Car Dushanit. Dhe ata thonë që ura është me 9 harqe”, ka theksuar historiani Izet Miftari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Arkeologu Burim Rexhepi, flet për historikun e urës së vjetër.

“Ura e vjetër e Gurit sot është pa lum ku shekuj më parë ka kaluar lumi Sitnica, mirëpo nga një fenomen natyror i cili ka ndodhur në fund të shek:XVIII, lumi Sitnica ndërron shtratin dhe diku 12-13m më poshtë ka krijuar një shtrat të ri dhe nuk është kthyer nën urën monumentale e cila gjendet në Vushtrri”, thekson ai

Mu në zemër të qytetit të Vushtrrisë gjendet Kalaja e qytetit, e cila është po aq e lashtë sa edhe Ura e Gurit. Nuk dihet se kush ishte arkitekt i saj por dihet se daton që nga shek. II-të. Gjatë sundimit osman disa herë është shkatërruar por prapë është rindërtuar.

Shumë shtete janë munduar ta përvetësojnë si urën ashtu edhe kalanë e qytetit, gjoja si kala e ‘Vëllezërve Vojnoviq’, mirëpo zbulimet e fundit i rrëzojnë ato konkludime. Gurët nga të cilët është ndërtuar kalaja janë nga po  të njëjtat fshatra me gurët e të cilave është ndërtuar edhe ura.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipërfaqja e kalasë është 1100 metra katrorë. Ajo e ka pirgun me sipërfaqe afër 100 metra katrorë. Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra, kurse trashësia e tyre është 3-4 metra.

Në oborrin e kalasë gjenden tre bunarë të ujit, hambari, kulla vrojtuese dhe së fundi është zbuluar edhe një derë e madhe nga ana lindore e kalasë, për të mohuar pohimin së porta e madhe është ajo kryesorja. Para disa vitesh u bënë renovime strukturale në tërë hapësirën e kalasë e cila tani përdoret për zhvillime kulturore.

“Kalaja është një monument ndryshe për shkak se gjendet në qendrën e qytetit. Dhe për shkak peshës dhe rëndësisë si monument në listën e MKRS ku gjenden edhe 23 monumente është edhe kalaja e Vushtrrisë. Disa studiues konsiderojnë se kjo ka qenë në fillim një lloj garnizoni romak në gjuhën e shkencës quhet CASTRUM dhe modeli katror apo katërkëndësh e vërteton që ka qenë garnizon ushtarak, sepse garnizonet ushtarake kanë qenë të këtij modeli”, ka theksuar Izet Miftari, historian.   

Arkeologu Burim Rexhepi thotë se materiali arkeologjik në brendësitë e kalasë i gjetur gjatë asaj periudhe fillimisht në strukturat brenda hapësirës së Kalasë, në strukturat e mureve bëhet zbulimi i një porte të re.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Deri më tash nuk ka pasur informacione dhe zbulimin e disa objekteve arkeologjike të cilat bien ndesh ose faktojnë të kundërtën e asaj e cila është shkruar deri më tani në historinë e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë”, thekson ai.

Në anën perëndimore të qendrës së qytetit gjendet hamami i qytetit ose hamami i Gazi Ali Beut. I ndërtuar në shek. XV, u përdor si banja publike  e qytetit. Gjatë viteve të 50-ta dhe 60-ta janë dhënë mendime të shumta kundërthënëse se gjoja se ky hamam është ndërtuar në muret e një kishe. Hamami ka banjat e ndara, ventilimin, pjesën ku është ndezur zjarri për ngrohjen e ujit.

“Kemi të dhëna të faktuara që diku në vendin ku është nxjerr uji që në terminologjinë osmani njihet si qylhane në një mermer të bardhë është gjetur një mbishkrim latin I shek.I-rë, që i kushtohet perëndisë dardane ANDI e ne e dimë se kjo perëndi ka qenë perëndia e pjellorisë dhe vegjetacionit”. Thekson Miftari.

E arkeologu Burim Rexhepi, tregon për Hamamin dhe rëndësin e tij.

“ Hamami ka shërbyer si banjë publike. Ka qenë e qiftit TEK, quhet Hamami i Gazi Ali Beut ku si kompleks i përbashkët është edhe sot Xhamia e Gazi Ali Beut dhe Vakufi. Dhe në tapitë e vjetra osmane është kompleks i përbashkët”, thekson ai.

Në qytetin e Vushtrrisë ekzistonte edhe kulla e sahatit e cila u shkatërrua nga fundi i viteve të 50-ta. Gjithashtu gjendet teqeja 8 – këndore, tri  çezme nga 56 sa ishin dikur, edhe shumë objekte tjera antike, si xhamitë disa shekullore,Teqeja, Shtëpitë e vjetra, Rrugët me kalldrëm,Varrezat myslimane,etj./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kush i fitoi zgjedhjet pa balotazh?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti pas mbylljes së vendvotimeve: Qytetarët dëshmuan kulturë demokratike dhe dinjitet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku: Uran Ismaili është në balotazh
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sondazhi i UBO Consulting: Prishtina në balotazh mes Ramës e Çekut – Mitrovica pa balotazh
TAGGED:Arkeologjilajme të miramonumentettop3UdhëVushtrri

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Microsoft heq dorë nga realiteti virtual
Artikulli i ardhshëm Brave New World – nga literatura në muzikë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Sot ndahet çmimi gjerman për librin më të mirë, Jehona Kicaj në listën e ngushtë 

1 Shikim
Udhë

Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve

8 Shikime
Lajme të mira

Çmimi Nobel në Kimi 2025 shpërblen “çantën magjike” të shkencës

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?