WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri të quajtur Business Directory në vendet si Mbretëria e Bashkuar, Indonezia, Meksika, Kolumbia dhe Brazili.
Ky opsion u lejon përdoruesve të gjejnë menjëherë bizneset ekzistuese për një shërbim specifik apo të kërkojnë kompani të ndryshme sipas kategorisë.
Të gjithë përdoruesve të cilët janë regjistruar në WhatsApp Business do tu shfaqen ky opsion në udhëzues. Në Brazil, do të përfshihen edhe bizneset e vogla.
Kjo risi synon të ndihmojë përdoruesit të zbulojnë bizneset me lehtësi, të kryejnë blerjet nga direkt nga aplikacioni dhe ndërkohë të vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe, shkruan “News Bytes”.
Sipas platformës, gjatë vitit 2022 rreth 175 milionë njerëz kanë ndërvepruar me profilet e bizneseve.
Butonin mund ta gjeni duke klikuar në ikonën Message > Businesses > Discover. Më pas mund t’i shfletoni sipas kategorisë që ndahen në restorante, ushqimore, veshje apo të kërkoni emrin e një biznesi. Gjithashtu mund të gjeni bizneset pranë jush nëpërmjet hartës.
Aplikacioni do ju tregojë edhe informacione rreth biznesit, përfshirë dhe katalogun e produkteve apo shërbimeve të tij.